Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Dy testime për të ndihmuar fëmijët me probleme me ligjin

Dy testime për të ndihmuar fëmijët me probleme me ligjin

Një udhëzim i Ministrisë së Shëndetësisë përcakton testem që duhet t’u adresohet të miturve që janë me probleme me ligjin për të vlerësuar traumën familjare e shoqërore që mund të kenë kaluar dhe aftësitë përshtatëse të tyre në shoqëri.

Testi i parë përmban 14 pyetje, të cilave të miturit që për një arsye, a një tjetër kanë probleme me ligjin duhet t’u përgjigjen duke qarkuar njërën prej gjashtë alternativave, “Shumë e vërtetë”, “E vërtetë”, “I/e sigurt”, “Ndoshta”, “Jo e vërtetë” dhe “Aspak e vërtetë”.

Pyetjet janë produkt i punës së ekspertëve dhe psikologëve me anë të të cilave bëhet vlerësimi psikologjik i të miturve dhe aftësisë së tyre për t’u përshtatur në shoqëri dhe qendruar larg telasheve me ligjin.

Ato nisin që nga pyetje të tipi “Kur isha i/e Vogël mendoj që nëna më donte”, deri te pyetja “Unë besoj se jeta është ashtu sicc e bën ti”.

Pyetjet
1. Kur isha i/e vogël mendoj që nëna më donte.
2. Kur isha i/e vogël mendoj se babai më donte.
3. Kur isha i/e vogël, kishte njerëz që i ndihmonin prindërit e mi të kujdeseshin për mua, edhe ata më donin.
4. Më kanë thënë se, kur isha i/e vogël, familjarët e mi kënaqeshin duke luajtur me mua, por edhe unë kënaqesha me ta.
5. Kur isha fëmijë, ndonjëherë edhe i trishtuar apo i shqetësuar, disa të afërm më
bënin të ndihesha më mirë.
6. Kur isha i/e vogël dukej se fqinjët apo miqtë e prindërve të mi më pëlqenin si fëmijë.
7. Kur isha fëmijë mësuesit, mjekët etj. qenë përherë të gatshëm të më ndihmonin.
8. Dikush në familje interesohej për rezultatet e mia në shkollë.
9. Në familje, por edhe fqinjët dhe miqtë flisnin shpesh se si ta bënin jetën tonë më të mirë.
10. Ne kishim rregulla në shtëpi dhe kërkohej t’i zbatonim përherë.
11. Kur ndihesha vërtet keq, gjithmonë kisha dikë që më rrinte pranë për të biseduar me mua.
12. Që kur isha i/e vogël, të tjerët vinin re se kisha aftësi dhe mund të bëja gjëra të mëdha.
13. I/e vogël kam qenë i/e pavarur dhe energjik/e.
14. Unë besoj se jeta është ashtu siç e bën ti atë.

Pyetësori tjetër është ai për pikëzimin e eksperiencave, përmes të cilit psikologët kuptojnë se ccfarë ndikimi ka pasur te të miturit problematikë një traumë e mundshme familjare, apo shoqërore. Ky testim përbëhet nga 10 pyetje, që i mitur duhet t’u përgjigjet me “Po”, ose “Jo”. Pohimi vlerësohet me 1 pikë dhe mohomi me 0. Sa më shumë pikë të grumbullohen, aq më e rëndë vlerësohet trauma e lënë te i mituri një ngjarje e caktuar.

Pyetësori
1. Gjatë periudhës së rritjes (para moshës 18 vjeç) në shtëpi a të kanë fyer, të kanë poshtëruar apo kanë vepruar me ty në mënyrë të tillë, sa ke pasur frikë që mund të të goditnin fizikisht?
2. A ka ndodhur që prindërit ose ndonjë i rritur tjetër në shtëpi të ka shtyrë, të ka gjuajtur apo të ka qëlluar me duar ose me objekte të ndryshme, apo ndonjëherë edhe të ka lënduar aq shumë, sa ke pasur shenja ose dëmtime?
3. A ka ndodhur që një i rritur apo ndonjë person tjetër, të paktën 5 vjet më i madh sesa ty, të të ketë prekur ndonjëherë në trup në mënyrë seksuale ose të jetë përpjekur të bëjë seks oral, vaginal apo anal me ty?
4. A e ke ndier shpesh që askush në shtëpi nuk të ka dashur ose nuk ka menduar se je i rëndësishëm apo i veçantë; ose që asnjë nga pjesëtarët e familjes nuk është kujdesur si duhet për ty dhe nuk e jeni ndier asnjëherë pranë mes jush, as nuk e keni mbështetur njëri-tjetrin?
5. A e mban mend nëse shpesh nuk ke pasur për të ngrënë sa duhet, nuk kishe rroba të pastra dhe askënd që të të mbronte; ose që prindërit e tu qenë shumë të pirë ose të droguar, aq sa nuk mund të kujdeseshin për ty, madje as për të të çuar te mjeku, në rastet kur ishte e nevojshme?
6. Prindërit e tu a janë ndarë, apo divorcuar ndonjëherë?
7. A të ka ndodhur ndonjëherë në shtëpi të kesh parë nënën apo gjyshen që dikush i ka goditur, përplasur e shtyrë apo u ka gjuajtur me objekte të ndryshme, apo me shkelma, grushte ose diçka tjetër më të rëndë? Më keq akoma, mos vallë ndonjëherë ose shpesh i ke parë që t’i kenë kërcënuar me thikë apo ndonjë armë tjetër?
8. A ke jetuar ndonjëherë me dikë që e kishte problem pijen ose qe përdorues droge?
9. A ke pasur ndonjë person të familjes me depresion apo të sëmurë mendor, ose që të jetë përpjekur të vrasë veten?
10. A ka qenë në burg ndonjë anëtar i familjes sate?

Testimet e udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë pjesë e metodologjisë së punës për menaxhimin e rastit të fëmijës në konflikt me ligjin, nga punonjësi i mbrojtjes së fëmijës. Ndihma juridike për këto raste është falas dhe është një shërbim i specializuar ligjor, i cili garantohet falas për individin, duke u financuar nga shteti.

Kjo ndihmë jepet në tri forma:
a) parësore, që ka të bëjë me ndihmë për marrje informacioni ose marrje shërbimi nga administrata publike apo organe të ndryshme nga gjykata;
b) dytësore, që ka të bëjë me ndihmën për të paraqitur një çështje në gjykatë apo për t’u mbrojtur në një proces gjyqësor;
c) në formën e përjashtimit nga detyrimi për të paguar tarifat apo shpenzimet gjatë një procesi gjyqësor. Fëmija në konflikt me ligjin përfiton ndihmë juridike falas, pavarësisht nga të ardhurat dhe pasuria e tij.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore