Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Dy studimet/ Varianti britanik më i transmetueshëm, por jo më vdekjeprurës

Dy studimet/ Varianti britanik më i transmetueshëm, por jo më

Varianti i ri i ashtuquajtur britanik i koronavirusit është më ngjitës por nuk është më vdekjeprurës sesa lloji që doli nga ëuhan i Kinës, sipas dy studimeve të reja.

Studimet e mëparshme, përfshirë një nga qeveria e Britanisë së Madhe, kishin zbuluar se mutacioni B.1.1.7 çoi në një shkallë më të lartë të vdekshmërisë, por dy studime të botuara të hënën e kanë kundërshtuar këtë.

Në një studim, të botuar në revistën The Lancet Public Health, studiuesit nga University College London gjetën se ata që ishin të infektuar me variantin britanik kishin një ngarkesë më të lartë të virusit, që do të thotë se është më infektive, por krahasuar me pacientët që nuk e kishin këtë variant, kishte më pak vdekje.

Për të vlerësuar nëse simptomat e infeksioneve me variantin britanik ndryshonin nga ato të varianteve të mëparshme, studimi hetoi simptomat nga rastet e raportuara midis 28 shtatorit dhe 27 dhjetorit 2020, kur përqindja e rasteve me këtë variant u rrit më shumë në Anglinë Jugore.

"Pas ekzaminimit të efektit të përqindjes së infeksioneve me variantin B.1.1.7 në simptomat Covid-19, ecurinë e sëmundjes, normat e ri-infektimit dhe transmetueshmërinë në Britaninë e Madhe, nuk gjetëm asnjë ndryshim në simptomat ose kohëzgjatjen e tyre", thuhet në raport.

Studimi i dytë shqyrtoi simptomat e pacientëve Covid-19 të cilët u infektuan gjatë së njëjtës periudhë në fund të vitit të kaluar dhe nuk panë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në ashpërsinë e sëmundjes dhe efektet afatgjata të provueshme të infeksionit me mutacionin Britanik.

Hulumtimi vlerësoi simptomat e pacientëve dhe i lejoi ata të raportonin këto përmes një aplikacioni të shërbimit shëndetësor britanik NHS.

Të dy studimet arritën në përfundimin se nevojiten kërkime shtesë për të konfirmuar rezultatet, dhe një studim theksoi rëndësinë e të kuptuarit se si këto mutacione mund të ndikojnë në paraqitjen dhe përhapjen e virusit në mënyrë që të formulohen përgjigje efektive të shëndetit publik.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore