Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Dy spitalet COVID janë ezauruar", PD reagon, Spahia: Situata alarmante, për të luftuar virusin duhet personel i trajnuar

"Dy spitalet COVID janë ezauruar", PD reagon, Spahia: Situata

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se po bëjnë propagandë me COVID-19.

Nëpërmjet ish- deputetit, Bardh Spahia shprehet se dy spitalet COVID në vendin tonë janë ezauruar dhe për hapjen e një spitali të tretë, nuk mjafton një krevat dhe një respirator, por një staf të trajnuar. Kjo për Bardhin, nuk po ndodh në vendin tonë duke e quajtur situatën alarmante.  

"Rritja e kapaciteteve do të thotë më shumë mundësi që shumë nga pacientët që lihen në shtëpi edhe kur paraqesin shenja të rëndësishme të mund të trajtohen më shpejt në kushte spitalore duke e përmirësuar shumë prognozën. A e keni pyetur ndonjëherë vehten përse e kemi afro 100% vdekshmërinë e pacientëve covid+ të intubuar, ndërkohë që Italia në pikun maksimal e me pacientë me moshë mesatare shumë më të lartë arrinte në 50%...?? Pra situata është alarmante! Mjaft me video propagande! Merrni masat të rrisni kapacitetet se indiferenca do ketë kosto të pakthyeshme", shkruan ish-deputeti Spahia.

Reagimi i plotë

Për të ngritur një repart të terapisë intensive Covid-19, jo spital sic premton në ajër kryeministri-piktor, nuk mjafton një krevat e respirator, por mbi të gjitha duhet personel i trajnuar mirë madje, mjekësor e infermieristik. Dhe me trajnimin e tyre nuk mund të improvizohet, sepse bëhet fjalë për të shërbyer në reparte dhe situata tepër të vështira, bëhet fjalë për jetë njerëzore.

Ky është një shqetësim që e kemi përcjellë në vazhdimësi por autoritetet shqiptare e kanë trajtuar me të vetmin mekanizëm që njohin: propagandën! Të papërgjegjshëm e qesharakë, njëlloj si etërit e tyre në diktaturë që e propagandonin Shqipërinë shkëmb-graniti kur njerëzit merrnin ushqim me tollon, kryeministri dhe ministrja e shëndetësisë ende artikulojnë dokrra të tipit se kanë kapacitete por ende nuk ka nevojë për to, edhe pse cdo ditë afro 25-30% e të testuarve, sipas shifrave që vetë përcjellin, dalin të infektuar!

Rritja e kapaciteteve do të thotë më shumë mundësi që shumë nga pacientët që lihen në shtëpi edhe kur paraqesin shenja të rëndësishme të mund të trajtohen më shpejt në kushte spitalore duke e përmirësuar shumë prognozën. A e keni pyetur ndonjëherë vehten përse e kemi afro 100% vdekshmërinë e pacientëve covid+ të intubuar, ndërkohë që Italia në pikun maksimal e me pacientë me moshë mesatare shumë më të lartë arrinte në 50%...??

Pra situata është alarmante! Mjaft me video propagande! Merrni masat të rrisni kapacitetet se indiferenca do ketë kosto të pakthyeshme!/Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore