Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Dy shembuj mbi efikasitetin dhe dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

Dy shembuj mbi efikasitetin dhe dozën e tretë të vaksinës

Roberto Burioni, mjek dhe profesor i virologjisë në Universitetin San Rafaele të Milanos u është përgjigjur me dy shembuj të gjithë skeptikëve të efikasitetit të vaksinave anti-Covid dhe atyre që kundërshtojnë këto vaksina.

Sa i takon efikasitetit, Buroni deklaron se askush nuk mund ta thotë me siguri në këtë moment se sa është kohëzgjatja e vaksinës. Si shembull sjell vaksinat kundër virusit të papilomës njerëzore, njohur si virusi HPV.

“Në 2006 u prezantua vaksina kundër HPV, shumë efikase kundër infeksioni dhe kancerit të shkaktuar nga ky virus. Në 2006, kush nga pyeste se sa do të zgjasë mbrojtja i përgigjeshim “se nuk dihet. Sot mund të themi se zgjat të paktën 15 vite”, thotë ai.

Burioni i referohet të dhënave të autoriteteve shëndetësore amerikane, që thonë se nga studimet e kryera, vaksinat kundër HPV-së reduktojnë mbi 87 për qind të rasteve zhvillimin e kancerit të mitrës dhe me mbi 90 për qind mundësinë e transmetimit të këtij virusi nga ana e meshkujve.

Mjeku italian u përgjigjet edhe kundërshtarëve të vaksinave anti-Covid, e sidomos atyre që po refuzojnë marrjen e dozës së tretë.

“A e dini që vaksinat kundër poliomelitit, tetanozit, hepatitit B, difterisë e të tjera parashikojnë që të gjitha tre doza? Çuditërisht askush nuk gjen arsye për këto që t’i kundërshtojë”, deklaron ai.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore