Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Durrësi tronditet nga 45 tërmete, sizmologu: Jo panik, vijojnë pasgoditjet 26 Nëntorit

Durrësi tronditet nga 45 tërmete, sizmologu: Jo panik, vijojnë

Rreth 45 pasgoditje tërmeti janë shënuar prej mesnatës së mbrëmshme dhe deri tani, goditje që kanë pasur epiqendër detin Adriatik, 20 km larg qytetit të Durrësit të njëjtën epiqendër  të tërmetit të 26 Nëntorit.

Në një prononcim për gazetën “Shqip”, përgjegjësi i monitorimit të rrjetit sizmik Edmond Dushi tha se këto pasgoditje janë si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. “Nga 26 nëntori 2019 e deri më tani janë afro 3 mijë pasgoditje tërmeti me magnitudë jo më shumë se 2 apo 3. Janë thjesht pasgoditje që nuk kanë efekte dëmtuese dhe mund të zgjasin më shumë se një vit”, tha sizmologu Edmond Dushi.

Sipas Dushit, zona e goditur është e njohur si zonë sizmike, por nuk duhet të kemi panik, pasi tërmete si ai i 26 nëntorit, me magnitudë të lartë ndodhin rrallë.

“Nuk mund të parashikojmë fenomene të tilla por nga monitorimi që i kemi bërë rrjetit, nuk mendoj se mund të kemi përsëritje të një fenomeni të tillë si ai i 26 nëntorit ndaj nuk duhet të futemi në panik. Pasgoditjet mund të ndodhin edhe pas një viti nga tërmeti i 26 Nëntorit”, tha Dushi.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore