Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Duam të vaksinojmë popullsinë për 14 muaj”, ekspertja e ISHP-së: Kemi patur vetëm efekte anësore të lehta

“Duam të vaksinojmë popullsinë për 14 muaj”,

“Ne duam të vaksinojmë popullsinë për 14 muaj”. Kështu u shpreh ekspertja e ISHP-së, Iria Preza, kur u pyet se si po shkon vaksinimi masiv i popullsisë. Ajo ishte në një lidhje direkte me “Breaking” në Top News dhe foli në lidhje me procesin e vaksinimit, ku sipas saj, çdo gjë po shkon mirë.

Preza theksoi se aktualisht po vaksinohen moshat +65 ndërsa më pas do të kalojnë tek moshat 61-65.

“Kemi parasysh që udhëzimet që japim dhe fashat e rekomanduara dhe mediat kanë qëllim të informojnë personat. Aktualisht, po vaksinojmë moshat +65 dhe ditët në vazhdim do të kalojmë tek moshat 61-65. Ndaj i bëj thirrje njerëzve që të ndjekin udhëzimet e mjekut të familjes, jo të paraqiten për tu vaksinuar në qendrat e vaksinimit duke krijuar radhë”, tha Preza.

Moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, e pyeti se për kë grup do të përdoren dozat e vaksinave të Pfizer që erdhën së fundmi.

“Do të përdoren për kategoritë që janë më të rriskuara. Është e rëndësishme që për secilin udhëzim, të kemi një proces të sigurt, të kemi përfitim nga kjo vaksinë. Duhet ti përmbahemi rekomandimeve”, tha Preza.

Ndërsa e pyetur në lidhje me vaksinën kineze, se sa është mbrojtja e saj, ekspertja e ISHP-së u shpreh se këtë do ta tregojë koha, por e rëndësishme është që të theksohet që të vaksinohemi që të krijojmë një mbrojtje sa më afatgjatë.

Teksa fliste për efektet anësore, Preza u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që janë vaksinuar që të raportojnë te mjeku i familjes çdo efekt që mund të kenë.

“Unë i bëj thirrje popullatës që të komunikojnë me mjekun e familjes, për çdo efekte anësor që mund të kenë.Popullata duhet të jetë më aktive. Është e rëndësishme që të raportojnë, që të kemi një raportim më të mirë. Deri tani kemi patur vetëm shenja të lehta si dhimbje, skuqeje apo temperaturë. Janë shenja që mund të ndodhin, që priten nga një vaksinë. Nuk u ndodh të gjithëve. Edhe në fletë thuhet se mund të kemi edhe efekte të padëshirueshme, e kjo do të thotë se trupi po reagon për të krijuar antitrupat e saj”, përfundoi Preza.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore