
Drejtuesit e shkollave ankohen: Punojmë pa orare dhe paguhemi më pak se arsimtarët
Drejtuesit e shkollave në sistemin parauniversitar ankohen se që prej periudhës së pandemisë e deri më tani nuk paguhen për orët shtesë megjithëse gjatë gjithë kësaj periudhe kanë mbajtur ngarkesën e punës duke punuar jashtë orarit.
“Shqip” ka mësuar se shumë drejtora shkollash dhe zv/drejtues janë të pakënaqur se nuk janë paguar megjithëse ata ishin në gadishmëri duke garantuar një mbarëvajtje të mësimit online në muajt e karantinës. Përveç kësaj, paga e tyre është më e vogël se e arsimtarëve.
“Ne u morëm me ndarjen e punëve, shpërndamë telefonat për nxënësit në nevojë që të mos privoheshin nga zhvillimi i mësimit me platformën online. Mbikqyrëm punën për dezinfektimin e godinave, u angazhuam për mbarëvajtjen e procesit të provimeve të lirimit dhe maturës, qëndruam deri në përfundim të turneve gjatë zhvillimit të mësimit me hapjen e vendit nga izolimi. E megjithatë ne su paguam asnjë orë shtesë, madje as për orët e mësimdhënies”, thonë disa prej tyre.
Por jo vetëm kaq. Drejtorat e shkollave megjithë postin e lartë që mbajnë paguhen në shumë raste më pak se vartësit e tyre,
Sipas të dhënave që disponon “Shqip”, një drejtor me 15 vite punë merr 55 mijë lekë pagë mujore. Ndërsa një drejtues me 35 vite punë merr 59.7 mijë lekë në muaj. Paga e një zv/drejtori shkolle me 15 vite punë është 52 mijë lekë.
Ndërsa paga e një arsimtari me 32 vite pune bashkë me orët shtesë që i paguhen është afro 60 mijë leke, pra më e lartë se paga e eprorit të tij.
Drejtuesit e shkollave kërkojnë që ashtu si mësuesit dhe ata të mos privohen nga Kodi i Punës i cili përcakton qartë se për cdo herë kur përmbushet kuota e orëve të punës 40 orë, orët shtesë apo suplementare duhet të paguhen.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Studimi për vaksinën, mjeku i njohur jep lajmin e mirë
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Epidemiologu: Jemi në pikun e pandemisë, kjo do të vazhdojë edhe për...

Mjeku ngre shqetësimin: Këto maska nuk ju mbrojnë nga Covid-19

Testimet për Covid, Silva Bino: Pas 10 shtatorit futet pajisja automatike, synojmë 1 mijë analiza në ditë
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
