Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Doni të udhëtoni drejt shteteve të BE? Linku me informacione që ju nevojitet përpara nisjes, ministria e Jashtme: Kujdes...

Doni të udhëtoni drejt shteteve të BE? Linku me informacione

Bashkimi Europian ka rihapur kufijtë për turistët duke përfshirë edhe shqiptarët. Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar hartën e lëvizje dhe kriteret që duhet për shqiptarët që udhëtojnë drejt BE-së, duke u bazuar në respektimin e masave anticovid.

"KUJDES! Është e udhës që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mësipërme. #EgjithëVëmendjaPërQytetarë", shkruan ministrja Xhaçka.

Gjithashtu në faqene ministrisë jepet edhe linku i hartës. Pas klikimit në link, zgjidhni një vend në hartë e gjenerohet info e duhur për hyrjen në territorin e vendit respektiv.

Njoftimi i plotë

INFORMACION MBI LEVIZJEN E SHTETASVE SHQIPTARE NE SHTETET E HUAJA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Këshilli i BE ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian: https://bit.ly/3cSërI9

Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi të fundit, ndaj

duhet të lexoni informacionet e përditësuara rast pas rasti dhe sipas çdo shteti. Gjithkush ka përgjegjësinë individuale dhe kolektive për t’i respektuar këto rregulla. Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së: https://reopen.europa.eu/en/

Per te mesuar me teper , zgjidhni shtetin: https://punetejashtme.gov.al/map.html

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore