Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

DOKUMENTI/ Udhëzimi i ri i ministres Kushi për largimin e drejtorëve të shkollave

DOKUMENTI/ Udhëzimi i ri i ministres Kushi për largimin e

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka firmosur një udhëzim, sipas të cilit në rast largimesh (dorëheqjesh) nga drejtorët e shkollave apo kopshteve, ata nuk mund të kenë shkëputje pune pa iu ofruar një vend pune i përhershëm në sistemin arsimor.

Rastet kur këta drejtorë nuk mund të ripranohen në sistem është ose kur nuk plotësojnë 5 vitet e punës në funksione drejtuese, ose nëse nuk plotësojnë kriteret për të qenë mësues.

Nuk, dihet ende arsyeja e daljes së këtij udhëzimi që është në fakt një shtesë e një udhëzimi të vitit 2019 ku nuk parashikohet qartë punësimi i drejtorëve apo nëndrejtorëve të shkollave nëse lënë detyrën.

Deri tani, kjo procedurë ka qenë një “ligj i pashkruar”, por ka pasur edhe raste, kur edhe nuk janë sistemuar kur drejtuesit e shkollave janë larguar.

Por a flet ky udhëzim për një ndryshim të drejtorëve të shkollave në rang republike? Kjo duhet parë në ditët në vijim, por fakt është se në shumicën e shkollave, kryesisht ku drejtoritë arsimore janë drejtuar nga zyrtarë të LSI-së që në vitin 2013, ekzistojnë ajo nomenklaturë drejtorësh e emëruar nga LSI, e cila gjatë mandatit të parë të qeverisë “Rama” kur ishte në koalicion me PS-në ka pasur drejtimin e drejtorive arsimore në qarqet kryesore të vendit, përfshirë edhe Tiranën.

Udhëzimi i ministres Kushi

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të pikës 1, të nenit 60, të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

UDHËZOJ:

1. Në udhëzimin nr. 13, datë 22.5.2019, të ndryshuar, pika 3/1, e kreut 10, ndryshon si më poshtë:

“3/1. Drejtuesit e Drejtorive Rajonale të Arsimit Parauniversitar nuk mund të pranojnë kërkesat për dorëheqje të drejtorëve dhe nëndrejtorëve të institucioneve arsimore, pa i sistemuar më parë në vende pune të lira dhe me ngarkesë të plotë, brenda së njëjtës Zyrë Vendore të Arsimit Parauniversitar, me përjashtim të rasteve kur drejtorët apo nëndrejtorët largohen nga sistemi

arsimor sipas kuadrit ligjor në fuqi, nuk kanë 5 (pesë) vite eksperiencë punë si drejtor/nëndrejtor apo mësues, apo nuk plotësojnë kriteret ligjore për të qenë mësues. Rastet e dorëheqjeve të drejtorëve dhe nëndrejtorëve të institucioneve arsimore, me kërkesën për sistemim si mësues, i paraqiten menjëherë komisionit të lëvizjeve paralele në Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar,

gjatë apo ndërmjet viteve mësimore, komision i cili ia propozon kërkesat drejtorit të institucionit arsimor ku lirohet vendi më i parë i punës. Drejtorët dhe nëndrejtorët që kanë paraqitur kërkesën për dorëheqje, nuk mund të refuzojnë më shumë se 3 (tri) vende pune si mësues, të propozuara nga komisioni, dhe emërimi u bëhet pa afat, nga drejtori i institucionit arsimor përkatës.”.

2. Ngarkohen për zbatimin e këtij udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik

Shqiptar (RASh), Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, institucionet arsimore vendore përgjegjëse për arsimin parauniversitar dhe institucionet arsimore parauniversitare.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore