
Dokumenti/ Rakacolli: Pse farmacistët nuk janë në grupet prioritare për vaksinat anti Covid
Farmacistët do të mbeten në grupin e personave jo prioritarë të vaksnimit anti Covid, edhe pse janë përfaqësuesit që përballen direkte me personat e infektuar ccdo ditë. Ministria e Shëndetësisë i është përgjigjet Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë pas kërkesës së këtij të fundit për të përfshirë farmacistët në grupet me prioritet në procesin e vaksinimit kundër COVID. Në letrën e MSH thuhet se plani kombëtar i vaksinimit është hartuar nga specialistë në ISHP dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare.
Ndaj thekson ministria, vaksinimi po kryhet sipas fazave dhe grupeve të përcaktuara në këtë plan.
“Në përgjigje të kërkesës suaj drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet së cilës kërkohet përfshirja e farmacistëve në grupet me prioritet në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 ju bëjmë me dije se: Plani kombëtar i vaksinimit ndaj COVID është hartuar nga ekspertë, specialistë në Institutin e Shëndetit Publik në politikat e vaksinimit dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare në lidhje me vaksinimin.
Vaksinimi ndaj COVID po kryhet sipas fazave dhe grupeve të përcaktuara në këtë plan. Duke iu falënderuar për mirëkuptimin”, përmbyllet letra që mban firmën e zv/ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli.
Por kjo përgjigje ka sjellë edhe Urdhrit të Farmacistëve, që e cilëson si absurde një përjashtim të tillë. " Duam të dimë nga kjo Ministri, cilave rekomandime ndërkombëtare ju referohet saktësisht, pasi vende si Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t'u vaksinuar, madje ata farmacistin dhe farmacinë, i shohin si profesionistë dhe institucione pjesëmarrëse në strategjinë e vaksinimit të popullatës. Zotërinj që bëni “politikat” e vaksinimit në Shqipëri, ju nuk mund të talleni me farmacistët, ju thjesht po tregoheni të papërgjegjshëm në detyrimin që keni karshi mbrojtjes së shëndetit të tyre. Farmacistët janë në vijën e parë të përballimit të pandemisë, është detyrimi juaj t’i përfshini ata në planin prioritar të vaksinimit", thuhet në reagimin e këtij Urdhri.
Postimi i Urdhrit
Të nderuar kolegë!
Kjo është përgjigjja e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkesës së UFSH-së për përfshirjen e farmacistëve në planin prioritar të vaksinimit. Sipas tyre, shkak i përjashtimit të farmacistëve nga lista e profesionistëve të shëndetësisë që duhen vaksinuar me prioritet, na qenkan “rekomandimet ndërkombëtare” në lidhje me vaksinimin.
Duam të dimë nga kjo Ministri, cilave rekomandime ndërkombëtare ju referohet saktësisht, pasi vende si Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t'u vaksinuar, madje ata farmacistin dhe farmacinë, i shohin si profesionistë dhe institucione pjesëmarrëse në strategjinë e vaksinimit të popullatës.
Zotërinj që bëni “politikat” e vaksinimit në Shqipëri, ju nuk mund të talleni me farmacistët, ju thjesht po tregoheni të papërgjegjshëm në detyrimin që keni karshi mbrojtjes së shëndetit të tyre.
Farmacistët janë në vijën e parë të përballimit të pandemisë, është detyrimi juaj t’i përfshini ata në planin prioritar të vaksinimit.

Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura
Historia e plotë >
Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V
Historia e plotë >



A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Historia e plotë >
Zbulimi interesant/ Kush janë njerëzit rezistentë ndaj virusit COVID
Historia e plotë >
Shqipëria mund t'i drejtohet vaksinës kineze dhe ruse!
Historia e plotë >
Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Portugalia, presidenca “fantazmë”e BE-së që blen 100 kostume e 360 këmis...
Historia e plotë >
Vaksinat false anti Covid në Afrikën e Jugut janë vetëm maja e Ajsbergut...
Historia e plotë >
Dhjetë leksione nga kriza e koronavirusit: Pse dështuan disa vende të pasura

Përplasje për vaksinën, EMA nis rishikimin e Sputnik V

Riinfektimi nga Covid, Alimehmeti: Kalimi i infeksionit herën e parë siguron një mbrojtje njësoj si vaksina
Biznes



Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >
