Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Dokumenti i Ministrisë/ Intermedica autorizohet për kryerjen e testeve me tampon për Covid

Dokumenti i Ministrisë/ Intermedica autorizohet për kryerjen e

Testimi për koronavirus me anë të tamponit mund të kryhet edhe në laboratorët private. Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar laboratorin privat Intermedica për kryerjen e testeve PCR për Covid-19, siç njihet ndryshe kryerja e tamponit.

“Laboratori Intermedica morri sot nga Ministria e Shëndetësisë autorizimin e njohjes si laborator jopublik për kryerjen e testimit molekular me RT- PCR ( tamponi) për SARS - CoV-2 për nevoja administrative. Kitet që do të përdoren për këtë testim janë të kompanisë gjermane Euroimmun, të cilat kanë si certifikate europiane CE , ashtu dhe certifikatë amerikane FDA”, thuhet në njoftimin për median të Intermedica.

Me këtë vendim njohjeje kompletohet gama e testimeve për koronavirusin SARS-CoV-2 si me tamponin, i cili analizon prezencën aktuale ose jo të virusit , si  dhe me serologjinë (antitrupat IgG) për të analizuar përgjigjen imune të organizmit, në qoftë se është prekur ose jo nga virusi.

Intermedica njofton gjithashtu se analizimi serologjik kryhet pranë çdo filiali të laboratorit, kurse testi RT-PCR ( tamponi) do të kryhet vetëm pranë aneksit të laboratorit qendror pranë Hipotekës, rruga Jordan Misja,i cili është përgatitur enkas për këtë testim,sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik.

Çmimi i testit RT-PCR, pra i  tamponit është 12.000 lek dhe përgjigja e saj del brenda 24 orëve.Çmimi i serologjisë është 4.000 lek dhe po gjithashtu përgjigja del brenda 24 orëve. Kryerja e analizave tampon për Covid mund t’i vijë në ndihmë shumë qytetarëve pasi ato mund t’i drejtohen privatit dhe më pas mund të udhëtojnë jashtë shtetit, të cilët i duhet “pasaporta” e re për hapur kufijtë.

Dokumenti i Ministrisë/ Intermedica autorizohet për kryerjen e

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore