Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Do përballemi me ndërprerje të energjisë elektrike"/ Ekspertët flasin në "Zona Zero" për krizën e paralajmëruar

"Do përballemi me ndërprerje të energjisë

Në studion e “Zona Zero” në Top News u diskutua sot kriza energjetike e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas ekspertëve duke ditur që diçka e tillë do ndodhte, qeveria duhet të kishte caktuar një paketë të veçantë me plan masash.

Po ashtu ata paralajmëruan se jo vetëm vendet e BE por edhe shqiptarët mund të përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.

“ Reagimi i Ramës ishte paralajmërues, pa plan. Kryeministri duhet të caktonte një paketë të veçantë për ktë gjë. Rama duhet t’iu japë mbështetje qytetarëve nëse kjo krizë afron. Franca tashmë ka ndarë miliona euro veçantë për qytetarët në nevojë. Është rritur në mënyrë shumë të ndjeshme çmimi i gazit natyror,” tha Enno Bozdo..

“ Në 9 vite nuk është bërë asnjë hap përpara për energjinë e rinovueshme. Nëse kriza do të agravohet do të ketë dhe masa shtesë. Ne nuk kemi kapacitete për të rafinuar naftën që kemi. Ne nuk i kemi kapacitetet për furnizim 100% të vendit tonë, ne importomë,” tha Ardian Civici.

“ Kjo do prekë dhe sektorë të ekonomisë. Çmimet sapo janë ngritur dhe kriza sapo ka rënë. Ende nuk është pasqyruar në treg. Nuk po diskutohet vetëm çmimi i energjisë, elektrike apo gazi e nafta. Diskutohet për një krizë që mund të sjellë ndërprerjen me energji, dhe kur kjo flitet për vendet e BE, imagjinoni në Shqipëri. Besoj se shqiptarët do të ketë ndërprerje energjie,” u shpreh Albi Xhunga.  

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore