Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Do ketë ashpërsim masash!”/ Brataj tregon nëse do rikthehet karantina

“Do ketë ashpërsim masash!”/ Brataj tregon nëse do

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në ‘News24,’ se nuk do të rikthehet karantina pavarësisht rritjes së shifrave të infektimit dhe viktimave nga koronavirusi.

Sipas Bratajt, do të ketë ashpërsim të masave, ndërsa shtoi se do të rritet edhe numri i testimeve, duke shkuar deri në 1 mijë në ditë.

“Nuk diskutohet mbyllje dhe as karantinë. Ashpërsim masash mund të ketë në forma të ndryshme, sic po bën gjithë bota. Ajo varet edhe me sistemin shëndetësor, që nuk mund ta cojmë në kolaps. Për fat të mirë, 51% e të infektuarve janë shëruar.

Janë spitalet Covid, pastaj janë spitalet rajonale, që do t’i përgjigjen nevojave të njerëzve. Do të rriten edhe testimet, që do të shkojnë deri në 1 mijë në ditë. Shtimi i testimeve bëhet për parandaluar më shpejt përhapjen e infeksionit. Nga shtimi i testeve do të rritet edhe numri i të infektuarve, por nuk presim shifra shumë të larta”, tha Brataj.

Më tej, Brataj theksoi se “Pas 3-4 javësh që dola negativ ndaj koronavirusit, pati një moment që pata sërish probleme, fillova të ndihesha keq. Në atë kohë po bëja shumë aktivitet fizik dhe thashë ‘një sekondë, se unë mushkërinë e kam të dëmtuar, ndonëse jo 100%’”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore