Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Do hapim spitalin Covid-2, shifrat po rriten", Brataj tregon qytetet me rrezikshmëri

"Do hapim spitalin Covid-2, shifrat po rriten", Brataj tregon qytetet

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se gjatë muajit korrik do të hapet spitali Covid-2, pasi ai i ngritur në QSUT po arrin kapacitet maksimale. Spitali në fakt rihapet sërisht. "Ne kemi gati katër spitale, me 500 shtretër dhe me 256 respiratorë gjithsej.

"Në këtë periudhë ne jemi me fillimin e hapjes. Kjo javë është në rritje dhe përkon me hapjen e qershorit. Kapacitetet spitalore janë rreth 550 shtretër dhe kemi 256 respiratorë. Unë mendoj se shpejti do hapim COVID2. Korrikun do ta kemi në ngritje, sepse është maksimumi i dëmit që është bërë. Po kërkohet që njerëzit të ndërgjegjësohen”, tha Brataj, i cili deklaroi se deri në këto momente vdekshmëria në Shqipëri është 2.6%.

Por ajo çfarë Brataj tha se është shqetësuese lidhet me faktin, që 61 përqind e të infektuarve po shfaqin simptoma, ndërsa në fillim të pandemisë, vetëm 30% e personave të prekur shfaqin simptoma.  Shefi i Urgjencës tha se Shkodra është qyteti me përhapjen më të lartë në bazë të numrit të popullsisë dhe këtë e lidhi me mosrespektimin e rregullave.

Më tej ai ka theksuar se pas Tiranës, Shkodra është qyteti që ka numrin më të lartë infeksioneve dhe kjo lidhet me faktin se nuk respektohen rregullat. Sipas tij ka një përqindje të lartë të prekurve në raport me testimet që kryhen.

Ndërsa si shqetësuese, janë ato qytete që janë rikthyer rastet, e kjo vecanërisht për faktin se janë zona turistike si Vlora, e kjo sepse kanë shkuar njerëz nga Tirana për pushime

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore