Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Çdo ditë 20 shtrime në spital! Pjesa më e madhe të pavaksinuar, gjysma të rinj

Çdo ditë 20 shtrime në spital! Pjesa më e madhe të

Autoambulancat po shtohen në oborrin e spitalit Infektiv, ku sipas mjekëve të urgjencës, paraqiten çdo ditë mesatarisht 20 pacientë.

Pjesa më e madhe e pacientëve nuk janë vaksinuar, por ka nga ata që kane bërë vaksinën si dhe nuk mungojnë rastet që e kanë kaluar Covid-in. Shqetësues është fakti se tanimë pothuajse gjysma e pacientëve që shtrohen janë mosha të reja te të cilët ka pasur edhe humbje jete.

Në spitalin Covid 1 janë dhe dy gra që sapo kanë sjellë në jetë foshnjat e tyre dhe po kalojnë Covid-in në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me uljen e temperaturave, situata e koronavirusit ka nisur të përkeqësohet, përveç numrit të lartë të të shtruarve në spital, një numër më i madh pacientësh trajtohen me oksigjen në shtëpi./Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore