Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Djegiet e mbetjeve në Fier, reagon kompania ITWT: Lajme të rrema ndaj nesh, incineratori është gati prej 1 viti, bashkia është vënë dijeni

Djegiet e mbetjeve në Fier, reagon kompania ITWT: Lajme të rrema ndaj

Ndërsa Fieri rrezikon të kthehet në një katrastrofë mjedisore nga djegia pa kriter i plehrave, në media po ia hedhin fajin shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, duke krijuar dizinformime se si është e vërteta mbi këtë situatë tejet alarmante.

Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” ka reaguar zyrtarisht në lidhje me këto akuza duke deklaruar se incineratori ka nje vit që ka përfunduar dhe se është gati për të pritur mbetjet, duke theksuar se Bashkia ka 1 vit që është vënë në dijeni.

"Ditët e fundit në media janë publikuar lajme të pavërteta në lidhje me Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier. Akuzat se kjo zonë e Trajtimit të Mbetjeve është bërë shkak për situatën e krijuar në vend grumbullimin e vjetër të mbetjeve urbane në Qarkun e Fierit janë të pabaza, ndikojnë në dezinformimin e publikut dhe janë në dëm të së vërtetës", thuhet në reagimin zyrtar të kësaj shoqërie.

Më tej theksohet se "në dt. 07/05/2021 shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” i është drejtuar sërish këtyre dy institucioneve, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier referuar njoftimit me Nr.Prot.27 dt. 07/05/2020 duke bërë me dije se Landfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por  dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier".  

"Duke përfituar nga ky komunikim publik sqarojmë se Impjanti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier është një Vepër e përfunduar brenda afateve të parashikuara në kontratën koncesionare dhe është ndërtuar me standartet më të larta të Bashkimit  Evropian", thuhet në këtë reagim.

Deklarata e plotë

Ditët e fundit në media janë publikuar lajme të pavërteta në lidhje me Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier. Akuzat se kjo zonë e Trajtimit të Mbetjeve është bërë shkak për situatën e krijuar në vend grumbullimin e vjetër të mbetjeve urbane në Qarkun e Fierit janë të pabaza, ndikojnë në dezinformimin e publikut dhe janë në dëm të së vërtetës

Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k ka nënshkruar në dt.24/10/2016 kontratën koncesionare me Nr.5553/5 prot. “Për Ndërtimin e Administrimin e Impjantit të Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier dhe Prodhimin e Energjisë” me autoritet kontraktues Ministrinë e Mjedisit (kaluar në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë).

Në dt 07/05/2020 Shoqëria i është drejtuar me shkresën zyrtare me Nr. Prot. 27 Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier ku njofton, se vend-depozitimi i mbetjeve urbane të qarkut Fier, është në funksion dhe operativ si dhe në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi dhe me standarte të larta ndërkombëtare. Gjithashtu Shoqëria nëpërmjet kësaj shkrese njofton, se është pajisur me leje Mjedisi të Tipit A e nevojshme për ushtrimin e kësaj veprimtarie.  

Në dt. 07/05/2021 shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” i është drejtuar sërish këtyre dy institucioneve, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Bashkisë Fier referuar njoftimit me Nr.Prot.27 dt. 07/05/2020 duke bërë me dije se Landfilli është gati për të pritur depozitimin e mbetjeve urbane të gjeneruara nga pastrimi i territorit të Bashkisë Fier, por  dhe Njësive të tjera Administrative të Qarkut Fier.  

Duke përfituar nga ky komunikim publik sqarojmë se Impjanti i Trajtimit të Mbetjeve Urbane të Qarkut Fier është një Vepër e përfunduar brenda afateve të parashikuara në kontratën koncesionare dhe është ndërtuar me standartet më të larta të Bashkimit  Evropian.

“Integrated Technology Waste Treatment  Fier” sh.p.k

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore