Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Dimër në mes të Pranverës/ Moti pëson "kthesë", ja qyteti shqiptar që u zbardh nga reshjet e dëborës

Dimër në mes të Pranverës/ Moti pëson

Pavarësisht se jemi në muajin mars kur vjen edhe stina e pranverës, në Korçë, moti ka marrë një “kthesë të re” duke zbardhur pothuajse gjithë qarkun me reshje dëbore.

Gjatë orëve të natës, ka pasur reshje dëbore dhe reshje shiu me intensitet të ulët. Temperaturat në Korçë kapin vlerat -1 deri në 1 gradë. Trashësia e dëborës është 5 centimetra, ndërsa mjetet e borëpastrueses kanë bërë kriposjen e rrugës për të shmangur vështirësitë e qarkullimit në rrugë.

Fatmirësisht nuk raportohet për probleme dimërore në akset rrugore nacionale dhe turistike. Parashikohet që të ketë edhe reshje shiu në vijim.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore