Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Dhunë në Bruksel / Mijëra protestues kundër kufizimeve anti-Covid

Dhunë në Bruksel / Mijëra protestues kundër kufizimeve

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar në kryeqytetin belg, Bruksel, për të protestuar kundër masave anti-Covid. Disa protestues hodhën fishekzjarre ndaj oficerëve të policisë, të cilët ndërhynë me gaz lotsjellës dhe ujë.

Thuajse 40 mijë njerëz zbritën në kryeqytetin belg për të protestuar kundër masave të reja anti-Covid që ndalojnë hyrjen e të pavaksinuarve në restorante dhe bare. Disa protestues u panë duke hedhur fishekzjarre ndaj policisë dhe si kundërpërgjigje, oficerët gjuajtën me ujë dhe gaz lotsjellës ndaj grupeve. Policia ka bërë disa arrestime, por ende nuk dihet se sa.

Pamjet me video nga Brukseli tregojnë një grup të madh protestuesish që i bërtasin policisë ndërsa disa hedhin fishekzjarre në drejtim të oficerëve. Në pamje mund të shihet edhe një burrë që udhëheq protestuesit.

Protestat u shndërruan në kaos, me disa nga protestuesit që u panë duke vënë zjarr në rrugë, ndërsa të tjerë hodhën gurë nëpër dritaret e bizneseve lokale, duke përfshirë një zyrë postare. Gjithashtu janë dëmtuar edhe dy makina policie.

Protesta erdhi vetëm disa orë pasi u zbulua se Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë në bërjen e vaksinimeve të detyrueshme me ministrat që pranojnë se masa është 'e pashmangshme' në mes të një vale të katërt të pandemisë që po gjymton spitalet e vendit.

Të shtunën pati demonstrata të ngjashme kundër kufizimeve në Austri, Zvicër, Kroaci, Itali, Irlandë Veriore, Austri dhe Maqedoninë e Veriut, një ditë pasi policia holandeze hapi zjarr ndaj protestuesve dhe shtatë persona u plagosën në trazirat që shpërthyen në Roterdam.

Në Belgjikë rastet janë rritur me infeksione që kanë arritur në 13,836 të dielën. Si përgjigje, qeveria ka futur kufizime duke përfshirë ndalimin e të pavaksinuarve nga vende të tilla si restorante dhe bare dhe një urdhër për të punuar nga shtëpia të paktën katër ditë në javë.

Policia tha se 35,000 protestues marshuan nga Stacioni i Veriut në Bruksel të dielën pasdite kundër një raundi të ri masash Covid të shpallura nga qeveria të mërkurën. Demonstrata, e quajtur 'Së bashku për Lirinë', pa disa protestues që u përleshën me policinë pranë zyrave të BE-së dhe qeverisë së kryeqytetit belg. Shumë prej protestuesve të kapur në përleshje ishin të veshur me kapuç dhe mbanin flamuj nacionalistë flamandë.

Të shtunën, protestuesit hodhën fishekzjarre ndaj policisë dhe dogjën biçikletat në Hagë, një natë pasi protestat në Roterdam u bënë të dhunshme dhe policia qëlloi me armë zjarri. Në Belgjikë, rregullat për maskat janë shtrënguar, përfshirë në vende të tilla si restorantet ku tashmë kërkohen leje për Covid dhe shumica e belgëve gjithashtu do të duhet të punojnë nga shtëpia katër ditë në javë deri në mes të dhjetorit.

Ka gjithashtu plane për të bërë të detyrueshëm vaksinimet për punonjësit e shëndetësisë. Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ishte "shumë e shqetësuar" për rritjen e rasteve të koronavirusit në Europë.

Drejtori i saj rajonal, Dr Hans Kluge i tha BBC-së se nëse masat nuk forcohen në të gjithë Evropën, gjysmë milioni vdekje të tjera mund të regjistrohen deri në pranverën e ardhshme.

"Covid-19 është bërë shkaku numër një i vdekshmërisë në rajonin tonë" tha ai.

Shumë qeveri në të gjithë kontinentin po vendosin kufizime të reja në përpjekje për të trajtuar infeksionet në rritje. Një numër vendesh kanë raportuar kohët e fundit një numër rekord të lartë të rasteve ditore.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore