Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

“Dhe ne njerëz jemi…”, infermierja e Spitalit Infektiv ka një thirrje: Lufta brenda këtyre mureve është e ashpër (VIDEO)

meria infektiv

Infermierja, Merita Sefa, e cila punon në Spitalin Infektiv u ka bërë thirrje sot të gjithë qytetarëve që të sensibilizohen dhe të vendosin maskën, pasi sipas saj, kjo është një mënyrë që shpëton një jetë njeriu.

Videon e ka publikuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në profilin zyrtar në "Facebook", ku krahas saj shkruan:  “Ju lutem dëgjoni thirrjen e infermieres Merita Sefa nga spitali infektiv??”.

Thirrja e infermierës Merita Sefa:

“Kemi 5 muaj që akoma përballemi me përbindëshin virus që e gjithë bota po përballet, jemi në një fazë që as vetë nuk dimë si ta shpjegojmë.

Jemi në një mëdyshje të madhe me popullin se ato nuk po na e besojnë një gjë të tillë,
virusi është një përbindesh që po vepron shumë keq te njerëzit dhe ne jemi shumë të alarmuar për këtë gjë.

Ne jemi në këmbë, sigurisht që jëemi të lodhur se jemi njerëz dhe ne, të gjithë si e kemi nisur, të gjithë duhet të sensibilizohen, vetëm një maskë ndan cdo gjë nga e keqja, shpëton një jetë njeriu, lufta brenda këtyre mureve vazhdon, lufta është shumë e ashpër, njerëzit po luftojnë me jetën e vdekjen e duhet patjetër një sensibilizim që ne të jemi më të sigurtë për atë që po jetojmë”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore