Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Dëshmitë për “Shqip”/ Terapia intensive më e suksesshme në shtëpi se në spital

Dëshmitë për “Shqip”/ Terapia intensive më e

Rritja e numrit të pacientëve me covid po vë para vështirësisë ekipet shëndetësore në të dyja spitalet që trajtojnë specifikisht të sëmurët me Covid 19.

Mungesa e stafit mjekësor bën që jo të gjithë pacientët të kenë kujdesin e duhur shëndetësor.

Të gjendur para kësaj situate, një pjesë e pacientëve që diagnostikohen me koronavirus përmes tamponit, detyrohet të kryejnë terapinë intensive në shtëpi.

Por terapia e covidit ka kosto mjaft të lartë dhe jo të gjithë e përballojnë.
Edlira tregon për gazetën “Shqip” se pas disa ditësh temperaturë të moderuar 38 e gjysëm, me thirrjen në numrin 127, Urgjenca e Qendrës kombëtare mbërriti në hyrjen para apartamentit të tyre për të vizituar e më pas dërguar në spital vëllain e saj 46-vjeccar.

Pas kryerjes së tamponit, me ndërhyrjen dhe të miqve të familjes, vëllai u kthye nga spitali pasi përfundoi ciklin e ekzaminimeve të nevojshme që rekomandohen të bëhen para nisjes së terapisë së mjekimit për covid 19.

“Vëllai u mjekua në shtëpi për 21 ditë me radhë. Kemi shpenzuar deri tani rreth 1 milionë lekë të vjetra, për pagesën e infermierit që i shërben cdo ditë, për aparaturën e oksigjeno-terapisë pasi në krye të dy javëve, vëllai shfaqi probleme me frymëmarrjen, niveli i oksigjenit ishte shqetësues, por tani është mirë falë skemës së mjekimit të duhur që iu dha nga mjeku infeksionist dhe nga shërbimi i duhur.

Nuk ka mbaruar akoma vuajtja e tij pasi me përfundimin e terapisë, një tjetër infeksion i ka kapur syrin e për këtë duhen kryer të tjera analiza per të nisur një tjetër kurë mjekimi. Nuk kanë fund shpenzimet, kemi hyrë në borxhe”, thotë Eda për gazetën “Shqip”.

Një tjetër dëshmi sillet nga Liljana, ku vjehrri i saj 82 vjecar u infektua një javë më parë me koronavirus dhe në familje janë 5 anëtarë të infektuar. Askujt prej tyre nuk i erdhi urgjenca e thirrur në numrin 127, por vetëm kur gjyshi 82 vjec pati probleme me frymëmarrjen, ambulanca e transportoi për në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Falë njohjeve të djalit të tij, pacientin e moshuar pas kryerjes së ekzaminimeve e rikthyen në shtëpi duke i rekomanduar trajtim në shtëpi.

Me shpenzimet e tyre, familja punësoi një infermiere për terapinë dhe aktualisht i moshuari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Por a e kanë të gjithë këtë mundësi? Deri më tani, nga informacionet që vijnë në gazetën “Shqip”, terapia më e suksesshme ka rezultuar ajo në shtëpi, ku pacienti me shpenzimet e tij siguron medikamentet por dhe personelin mjekësor që duhet ta mbajë në vëzhgim. E gjitha kjo, pasi spitalet janë të tejmbushura prej javësh me pacientë dhe stafi mjekësor në të dyja spitalet Covid e ka të pamundur të përballojë fluksin e lartë të shtrimeve çdo ditë.

Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kanë qenë dhe mjekë që kanë denoncuar situatën e krijuar në spitale ku të afërm të tyre kanë kërkuar ndihmën mjekësore të specializuar por brenda 24 orëve kanë humbur jetën sapo janë shtruar në spital.

I tillë ishte rasti i mjekut Erjon Dasho i cili në postimin e tij shkruante se vonesa në kryerjen e tamponit ka bërë që i afërmi i tij të shkonte në spital me disa ditë vonesë pas infektimit nga koronavirus dhe brenda ditës ka humbur jetën.
Postimin e tij e ka mbështetur dhe një tjetër mjek familje Mhill Gecaj i cili shkruante se një pacient ka humbur jetën jo më larg se 8 orë pas paraqitjes në spital.

Arsyeja është se në pritje të tamponit që kryhet nga ISHP, shumë pacientë që kanë shenja dyshuese të infeksionit prej covid 19, në pamundësi ekonomike për të kryer vetë privatisht analizat për të vërtetuar dyshimet, detyrohet të qëndrojnë në shtëpi duke u trajtuar me medikamente qetësuese në vend të një kure mjekimi. Vonesa në ardhjen e ambulancës lidhet me kërkesat e shumta që vijnë në numrin 127 apo dhe me faktin që spitalet janë plot me pacientë që marrin terapinë.

Ndonëse janë plotësuar me bazën e nevojshme materiale, Ministria e Shëndetësisë gjatë një postimi në facebook ka deklaruar se spitalet e reja covid 3 dhe 4 do të hapen pasi të ezaurohen kapacitetet maksimale të shtretërve në dy spitalet aktuale.

Po sot ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga 2500 raste active me covid, gjysma e tyre po ndiqet nga mjekët e familjes, por këto raste janë pa probleme të rënda sic janë vështirësitë në frymëmarrje sepse këto raste nëse nuk kryejnë oksigjeno-terapinë në shtëpi, janë të destinuar të shkojnë në spital, ku fatkeqësisht jo shumë ja dalin të mundin sëmundjen.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore