Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Dëmet në shikim nga COVID/ Okulistët: Pacientët të kontrollohen, koronavirusi shkakton...

Dëmet në shikim nga COVID/ Okulistët: Pacientët të

Bota bashkëjeton prej 1 viti me Covid 19-tën, që u mendua, se prekte vetëm mushkëritë, por a e dini se mjeku që diagnostikoi pacientin 0, në Wuhan të Kinës, ishte mjek okulist, që do të thotë se virusi prek edhe sytë.

“Veçanërisht këto 6 muajt e fundit kemi parë tek pacientë që e kanë kaluar Covidin, dëmtime të syrit. Më e hasura është Keratiti Viral, që shkakton turbullirë në shikim dhe që fatmirësisht mjekohet lokalisht. Por pacienti duhet të vijë dhe të kryejë kontrollet siç e rekomandon mjeku”, tha okulistja Suzana Zhuka.

Covidi shkakton edhe hemoragji të së bardhës së syrit, sidomos te ata pacientë që kanë përdorur hollues gjaku gjatë trajtimit të Covidit.

"Glaukoma është nje dëmtim tjetër që e hasim shpesh. Hemoragjia retinale ndeshet më rrallë. Së fundi po trajtoj një paciente 45 vjeçare me dëmtime të retinës", shtoi okulistja./ Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore