Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Delta në Shqipëri mund të ketë hyrë që prej 1 qershorit

Delta në Shqipëri mund të ketë hyrë që prej 1

As Ministria e Shëndetësisë dhe as Komiteti i Ekspertëve nuk dha një datë të saktë se kur është identifikuar pacienti 0 me variantin Delta të Covid në Shqipëri. Në vend të kësaj, Komiteti dhe Ministria folën me afate kohore.

Por, sipas një deklarate të kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, varianti Delta në Shqipëri mund të jetë ketë hyrë që prej datës 1 qershor.

“Nga 1 qershori deri në 11 korrik 21 raste rezultuan me virusin Delta nga ato që janë dërguar jashtë për konfirmim. 2 persona janë vaksinuar me kinezen, 2 me AstraZeneca në Shqipëri dhe një me 1 dozë të Pfizer, i ka dhënë shenjat në ditët e para. Po të shohësh llojet e vaksinave të gjitha kanë pasur infektime, pra infektime të personave të vaksinuar me të gjitha llojet e vaksinave. 32 për qind e rasteve janë nga qarkullimi brendshëm dhe nuk i dihet zanafilla, pjesa tjetër është qarkullim i jashtëm”, tha Brataj në një intervistë për Report TV.

Brataj shpjegoi edhe simptomat dalluese të këtij virusi.

“Si shenja më tipike është dhimbja e fytit, rrufa dhe ngatërrohet me viruset e stinës e gripin. Shumë njerëz mendojnë se e kanë nga kondicioneri dhe ja hedhin fajin kondicionerit. Nuk janë vënë re humbja e shijes dhe nuhajtes. Nuk është e përjashtuar, por deri më tani nuk janë vënë re. Pothuajse edhe zgjatja e sëmundjes si ditë kalon me forma më të lehta dhe për këtë njerëzit e kanë cilësuar si rrufë të momentit”, u shpreha i.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore