Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Delta mbërriti në Shqipëri? Të sapo kthyer nga Britania e Madhe rezultojnë të infektuar

Delta mbërriti në Shqipëri? Të sapo kthyer nga Britania e

Mutacioni Delta ka hyrë në territorin shqiptar. Një person i cili ka udhëtuar nga Britania drejt Tiranës me simptoma të lehta kishte kryer tamponin para se të nisej dhe një ditë pasi ka mbërritur në Tiranë laboratori anglez i ka dërguar përgjigje se ka rezultuar pozitiv me Delta.

Brataj: Por edhe mund të ketë hyrë. Kemi pasur shumë hyrje dalje këtë periudhë. Vendet fqinje janë prekur .Aq më tepër që parashikohet që do të predominojë Delta.

Por ky mund të mos jetë rasti i vetëm. Pasi në vendin tonë vijnë persona nga vende të infektuara me Delta dhe ne nuk i kërkojmë minimumi tamponi negativ .

Brataj: Ana negative është se do të rritet numri që e favorizon rritjen më tej në vjeshtë dhe ky është dhe problemi në Europë sepse rritet numri i atyre që shtrohen.

Mutacioni Delta ka ndryshuar edhe simtomat nga coronavirusi klasik.

Ato janë rrufë, dhimbje fyti dhe dhimbje koke dhe temperatura shfaqet shumë më vonë .

Më së shumti po preken të rinjte nën moshen 30 vjeç dhe ata që nuk janë vaksinuar./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore