Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

"Delta ka 3 variante", mjeku Brataj shpjegon: Ja cilat janë simptomat

"Delta ka 3 variante", mjeku Brataj shpjegon: Ja cilat janë

Kreu i Shërbimit të Urgjencave, Skënder Brataj shprehet se pavarësisht konfirmimit të rasteve me variantin indian, e rëndësishme është se ky variant nuk po tregon një agresivitet më të madh se i kaluari.

“Ky variant do të mbizotërojë me të gjitha mutacionet, Delta ka edhe 3 variante. Për fat të mirë, ky variant nuk po tregon një agresivitet më të lartë, përkundrazi po tregon se ata që kanë kryer vaksinën nuk po përfundojnë në spital. Periudha e inkubacionit është 2-3 ditë më e vogël se varianti i mëparshëm”.

Brataj përmend edhe simptomat e variantit Delta. "Ky variant ka më tipike rrufën, që paraqitet me sekrecione nga hundët, dhimbje fyti, dhimbje koke, por edhe me të vjella dhe diarre. Numri i pacientëve në spital na bën të jemi të qetë”, tha Brataj në një intervistë televizive në A2.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore