Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Del pilula që zvogëlon simptomat e rënda të COVID-19, pritet marrja e autorizimit

Del pilula që zvogëlon simptomat e rënda të COVID-19, pritet

Kompania amerikane e ilaçeve, Merck, deklaroi sot se pilula e saj eksperimentale kundër koronavirusit, ka zvogëluar për gjysmë numrin e personave të shtrirë në spital dhe atyre të vdekur.

Kjo kompani ka thënë se synon të kërkojë autorizim për përdorim të kësaj pilule në Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës.

Nëse miratohet, kjo pilulë e quajtur molnupiravir, do të bëhet e para që trajton COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, dhe do të shënojë avancim të madh në përpjekjet për ta luftuar pandeminë.

Merck dhe kompania e saj partnere, Ridgeback Biotherapeutics, kanë thënë se rezultatet e hershme tregojnë se pacientët që kanë marrë këtë pilulë brenda pesë ditëve të simptomave të koronavirusit, kanë pasur më pak shanca që të shtrihen në spital dhe të vdesin.

Në studim janë pëfshirë 775 të rritur, të cilët kanë pasur simptoma të lehta të koronavirusit, por janë konsideruar kategori me rrezik për shkak të problemeve tjera shëndetësore si obeziteti, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore