Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Del FOTO/ Nga 73 në vetëm 1 km larg, kjo është URA e re që do lidhë Velipojën me Ulqinin

Del FOTO/ Nga 73 në vetëm 1 km larg, kjo është URA e re

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka ndarë detaje të reja lidhur me urën që do të lidhë Ulqinin me Velipojën.

Sipas Abazoviç, ura do të lidhë 34 kilometra plazhe ranore, të cilat vizitohen nga rreth 530 mijë turistë në vit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shton se gjatësia totale e urës do të jetë 310 metra ndërsa hapësira ndërmjet dy shtyllave mbajtëse do të jetë 139 metra.

Ura, e cila do të jetë 17 metra e gjerë, do të ketë dy korsi trafiku nga 3,75 metra, dy trotuare me gjerësi prej dy metrave dhe dy shtigje për biçikleta me gjerësi nga 1,25 metra, shkroi Abazoviq në Twitter.

Theksojmë se distanca aktuale ndërmjet Ulqinit dhe Velipojës është 73 kilometra, ndërsa me ndërtimin e urës do të reduktohet në vetëm 1 kilometër.

“Afati i planifikuar për përfundimin e punimeve është gushti i vitit 2024. Ne lidhim njerëzit! Ne po forcojmë ekonominë! Ne po ndërtojmë Malin e Zi”, tha Abazoviç.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore