
Dasmë e mortje në kohën e Covid, epidemiologët flasin për rreziqet: Duhet të ndryshojmë zakonet
Të organizosh ceremoni mortore apo dasmë sot, ku virusi Covid-19 po merr çdo ditë e më shumë jetë, është një risk i madh që shumë familje në Shqipëri po e marrin duke mos kuptuar akoma se çfarë po ndodh. Të pandërgjegjësuar apo indiferentë ndaj këshillave që jepen nga ekspertët e shëndetit publik, kush frekuenton këto ambiente akoma nuk e di se mund të jenë ai ose të tjerë përreth tij, përhapës të heshtur të virusit Covid-19.
Por a kemi mundësi të shmangim infektimin në dasma apo ceremoni mortore? Epidemiologu Dritan Ulqinaku i pyetur nga Gazeta "Shqip" thotë se nisur nga traditat shqiptare është e vështirë të marrësh pjesë në ceremoni të tilla e të mos infektohesh.
“Ne rekomandojmë në udhëzimet tona që duhet mbajtur distanca deri në 2 metra por kur traditat tona e duan që të kërcejmë të kapur për dore në valle, kjo masë është e pamundur. Konsumimi i alkoolit i sjell njerëzit në qejf dhe për pasojë afrohen të flasin me njëri-tjetrin apo të puthen e përqafohen. Puthjet djersitja rrezikojnë që të bëhen shkak për infektimin me Covid, nëse dikush në atë grup është i prekur", thotë epidemiologu Dritan Ulqinaku.
E njëjta situatë konstatohet dhe në ceremonitë mortore. Ulqinaku thotë se njerëzit vijojnë të shkojnë në ambiente të tilla duke respektuar traditat që e duan që i vdekuri të ruhet gjatë gjithë natës duke qarë te koka e tij. Apo më keq akoma në ceremoninë e varrimit shkojnë pothuajse të gjithë, pa maska e pa mbajtur distancën, në automjete e autobusë të mbushura plot e përplot.
“Ka ardhur koha të heqim dorë nga tradita. Pandemia duhet të na ndërgjegjësojë se nuk duhet të luajmë me vdekjen. Rastet e shumta pozitive me Covid-19 të këtyre ditëve kanë si shkak plazhin, dasmat e ceremonitë mortore", thotë Ulqinaku.
A ka ardhur koha që të jemi racionalë? Ekspertët thonë se duhet të tregojmë se jemi popull i civilizuar, që mbi ndjenjat tona, dëshirat e momentit, të vëmë në punë logjikën duke respektuar rregullat e duke dhënë të gjithë shembullin tonë personal.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Historia e plotë >
Zbulimi interesant/ Kush janë njerëzit rezistentë ndaj virusit COVID
Historia e plotë >
Shqipëria mund t'i drejtohet vaksinës kineze dhe ruse!
Historia e plotë >

Situata e Covid/ Pipero: Nuk ndryshojnë masat, kur pritet ulja e rasteve
Historia e plotë >

Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Privatizimi i Kompleksit Partizani, Balla nxjerr dokumentin e krushkut t...
Historia e plotë >
"Morava Resort", noterja Margena Çela fabrikoi dokumente në favor të biz...
Historia e plotë >
"Po i tmerroni qytetarët"/ Brataj i përgjigjet kritikëve për spitalet plot me të sëmurë dhe nxjerr shifrat e Covid

Lajmi i mirë/ Del dezinfektuesi që vret koronavirusin nga sipërfaqet në 90 sekonda

A do të mbyllemi në karantinë? Rakacolli tregon skenarët e mundshëm
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

