Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Dasho: Pro testimit te privati për Covid, por jo vetëm për antitrupat

Dasho: Pro testimit te privati për Covid, por jo vetëm për

Specialisti i Shëndetit Publik, Erion Dasho e vlerëson vendimin e marrë nga ana e qeverisë për të kryer te laboratorët privatë testimet për Covid-19, duke shtuar se kjo masë është paraprake, pasi duhet të liberalizohet më tej ky proces.

“Vendimi për të përfshirë sektorin privat në testimin për COVID është një hap në drejtimin e duhur por jo përfundimtar. Do të rekomandoja që ky vendim të shoqërohej me veprimet e mëposhtme:  Së pari, vendimi duhet të përfshijë edhe testin PCR (testin e tamponit), pasi nevoja dhe kërkesa për testin e tamponit është shumë më e lartë se sa për testin e antitrupave. . Për shkak të veçorive që ka Testi PCR (sidomos lidhur me profesionalizmit që kërkon marrja e tamponit), mund të konsiderohet një partneritet midis sektorit publik dhe atij privat. P.sh. mjekët e familjes të marrin tamponin, kurse partneriteti privat të sigurojë logjistikën e transportit, testimin dhe dhënien e përgjigjes”, shkuran Dasho në Facebook.

Më poshtë postimi i plotë

Vendimi për të përfshirë sektorin privat në testimin për COVID është një hap në drejtimin e duhur por jo përfundimtar. Do të rekomandoja që ky vendim të shoqërohej me veprimet e mëposhtme:

1. Së pari, vendimi duhet të përfshijë edhe testin PCR (testin e tamponit), pasi nevoja dhe kërkesa për testin e tamponit është shumë më e lartë se sa për testin e antitrupave.

Testi i tamponit është test diagnostik dhe ka vlerë për diagnozën e hershme, mjekimin e hershëm dhe gjurmimin e rasteve.

2. Për shkak të veçorive që ka Testi PCR (sidomos lidhur me profesionalizmit që kërkon marrja e tamponit), mund të konsiderohet një partneritet midis sektorit publik dhe atij privat. P.sh. mjekët e familjes të marrin tamponin, kurse partneriteti privat të sigurojë logjistikën e transportit, testimin dhe dhënien e përgjigjes.

3. Lidhur me testin e antitrupave, duhet t'i sqarohen publikut shumë mirë arsyet për të cilat ai kryhet dhe mënyra e interpretimit të rezultatit.

Personalisht më kanë ardhur shumë mesazhe në inbox që tregojnë se qytetarët kanë nga testi i antitrupave të njëjtën pritshmëri që kanë edhe nga testi i tamponit!

Kjo nuk është e vërtetë dhe domethënia klinike e testit të antitrupave duhet sqaruar sa më parë nëpërmjet një fushate informimi dhe edukimi.

Mund të mendohet përfshirja e mjekut të familjes, duke e kushtëzuar testimin me kryerjen e një seancë këshillimi me mjekun e familjes.

Për të shmangur abuzimet me cilësinë e testeve, duhen përcaktuar me rregullore parametrat e besueshmërisë (sensitiviteti dhe specificiteti), origjina e prodhuesve dhe domosdoshmëria që testet që do të përdoren në Shqipëri të jenë në përdorim edhe në vende të tjera të Europës Perëndimore.

Së fundit, për të shmangur abuzimet me çmimin, duhen vendosur limite dhe rregulla për marzhet e fitimit që mund të aplikojë sektori privat mbi këtë shërbim, i cili ofrohet në kushte pandemie. Madje, duhet parë mundësia që çmimi i testit të rimbursohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Sidoqoftë, përfshirja e sektorit privat është shpresëdhënëse për të përmirësuar cilësinë e përgjigjes sonë ndaj Covid-19! Uroj që të pasohet nga hapa të tjerë të ngjashëm!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore