Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Cunam rastesh të reja, OBSH ngre alarmin për kombinimin “Delta-Omicron”

Cunam rastesh të reja, OBSH ngre alarmin për kombinimin

Kombinimi i varianteve Delta dhe Omicron po shkakton një cunami të rrezikshëm të rasteve të reja me Covid. Alarmi është dhënë nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedro Adhanom.

Komentet e tij u bënë pasi SHBA dhe vendet europiane kanë raportuar ditët e fundit shifra rekord rastesh të reja. Franca raportoi shifrën më të lartë ditore për të dytën ditë radhazi, me 208,000 raste dhe SHBA ka raportuar një mesatare rekord prej 265,427 rastesh në ditë gjatë javës së kaluar, sipas Johns Hopkins.

Danimarka, Portugalia, Britania e Madhe dhe Australia kanë raportuar gjithashtu shifra rekord. Polonia raportoi 794 vdekje të lidhura me Covid të mërkurën, numri më i lartë në valën e saj të katërt të pandemisë. Më shumë se tre të katërtat e viktimave ishin të pavaksinuara.

Studimet sugjerojnë se Omicron, që është bërë shpejt dominues në shumë vende, është më i butë se varianti Delta, por shumë më ngjitës.

Sidoqoftë, Dr Tedros paralajmëroi se "kërcënimi i dyfishtë" i dy varianteve po "çonte në një cunami rastesh". Për momentin, rreth 900,000 raste të reja raportohen në mbarë botën çdo ditë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

"Kjo është dhe do të vazhdojë të ushtrojë presion të jashtëzakonshëm mbi punonjësit e rraskapitur shëndetësore dhe sistemet shëndetësore në prag të kolapsi," shtoi kreu i OBSH.

Rritja e rasteve në Europë dhe SHBA kanë nxitur rritjen e dozave të vaksinave. Në Mbretërinë e Bashkuar, 57 për qind e personave mbi 12 vjeç kanë marrë të tre doza.

Sidoqoftë, Tedros u tha gazetarëve se fushatat përforcuese në shkallë të gjerë të vendeve më të pasura "ka të ngjarë të zgjasin pandeminë", pasi ato devijuan furnizimet nga vendet më të varfra, më pak të vaksinuara, duke "i dhënë kështu virusit më shumë mundësi për t'u përhapur dhe për të ndryshuar".

Ai kërkoi që 70 për qind e popullsisë globale të vaksinohet brenda vitit 2022. Pothuajse në 100 vendet më të varfra të botës nuk është arritur ende objektivin fillestar për të vaksinuar 40 të popullsisë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore