Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid/ Tre të infektuar në Vlorë, mbyllet një pjesë e universitetit, 9 të prekur në Elbasan

Covid/ Tre të infektuar në Vlorë, mbyllet një pjesë e

Tre të infektuar me Covid janë regjistruar sot në Universitetin e Vlorës, ndërsa është marrë vendimi për mbylljen e katit të parë dhe të dytë në universitetin Ismail Qemali, godina e rektoratit.

Ndërkohë që 10 të tjerë, kontakte me të infektuarit, janë futur në karantinë deri në mbërritjen e përgjigjes së tamponit. Siç bëhet e ditur, edhe departamenti i biologjisë pranë këtij universiteti është mbyllur ndërsa godina pritet të dezinfektohet.

Sipas Abcnews, nëntë persona në Elbasan kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 në 24 orët e fundit.

Me raportimin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në Elbasan u konfirmuan 13 raste pozitive për Covid-19. Ndërsa, totali i rasteve aktive në qark ishte 287. Në total, numri i të infektuarve në vend është 12,385 nga 79, 730 testime të bëra në total. Ndërsa, 6,940 persona e kanë fituar betejën me sëmundjen që nga fillimi i pandemisë e deri më tani. Kurse, raste aktive në të gjithë vendin janë 5,083.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore