Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid shfaqet në shkollë, infektohen 8 mësues, 29 arsimtarë futen në karantinë në Tiranë

Covid shfaqet në shkollë, infektohen 8 mësues, 29  arsimtarë

Qetësia e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, në kryeqytet, ku mësojnë mbi 1400 nxënës, u prish më 5 tetor, kur u zbulua rasti i parë, i prekur me Covid.

Aktualisht janë 8 persona, staf mësimor dhe sanitar të infektuar me Sars- Cov2.

“Në 5 tetor u prek një sanitare, më pas një mësuese. Dhe në vazhdim rezultuan pozitivë edhe 2 sanitare dhe 4 mësues të tjerë. Pra gjithsej janë 8 të infektuar. Janë mirë me shëndet, siç na kanë thënë. Sot do testohen 29 mësues dhe po sot 29 mësues të tjerë nga jashtë, kanë ardhur, që mësimi te mos ndërpritet. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me prindërit, dhe fatmirësisht nuk ka panik mes të gjithëve ne, për shkak të kësaj situate”, deklaron drejtoresha e kësaj shkolle.

Ashtu siç ishte njoftuar, një ekip nga ISHP-ja u paraqit në shkollë, për t’u bërë testin 29 mësuesve të këtij institucioni.

“Në grykë dhe në hundë na bënë tampon. Nuk kam frikë. Do ta përballoj çdo lloj përgjigje. E kam mbajtur gjithë kohën maskën. Kam qenë në kontakt me të prekurit", shprehet një mësuese./Top Channel

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore