Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid/ SHBA dhuron super aparaturën dhe mbi 32 mijë teste, Kim: Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin

Covid/ SHBA dhuron super aparaturën dhe  mbi 32 mijë teste, Kim:

SHBA po ndihmojnë Shqipërinë në përballimin e situatës së Covid. Ndihma amerikane po i jepet shtetit shqiptar nëpërmjet programit USAID.

USAID bën të ditur se “për të ndihmuar Shqipërinë të kryejë më shumë teste për COVID-19, këtë javë USAID/Albania dhuroi komplete të tjera testimi në Institutin e Shëndetit Publik dhe Spitalin Nënë Tereza, duke sjellë numrin e përgjithshëm të testeve të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara për popullin shqiptar në 32,160”.

Gjithashtu bëhet e ditur se  “USAID dhuroi gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse e cila pastron ARN-në duke mundësuar stafin e ISHP-së të përpunojë më shumë teste dhe më shpejt. Jemi krenarë që ofrojmë këtë mbështetje ndërkohë që bashkësia botërore vazhdon të luftojë këtë sëmundje”.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim me anë të një statusi në Tëitter shkruan se “Aleatët gjithmonë ndihmojnë njëri-tjetrin në raste nevoje!”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore