Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid / Rritet numri i viktimave, mes tyre edhe një 40-vjeçar

Covid / Rritet numri i viktimave, mes tyre edhe një 40-vjeçar

Është rritur në nivele shqetësuese numri i jetëve të humbura në 24 orët e fundit për shkak të Covid, ndërsa është rritur gjithashtu edhe numri i rasteve pozitive.

Ministria e Shëndetësisë thotë se shtatë persona kanë humbur jetën në këtë hark kohor, ku më i riu është një person 40-vjeçar nga Tirana. Sipas njoftimit, në Tiranë kanë ndërruar jetë 3 shtetas, të moshës 40 deri në 82 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati dhe një qytetar 80 vjeç nga Lezha.

Janë kryer 2,793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 393 qytetarë, ku thuajse gjysma e tyre është gjetur vetëm në Tiranë.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Statistika (07 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 393
Të shëruar në 24 orë 539
Të shtruar në spitale 151
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2,793

Testime totale 1,409,310
Raste pozitive 202,295
Raste të shëruara 192,967
Raste Aktive 6,206
Humbje jete 3,122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3146
Fier 645
Gjirokastër 537
Shkodër 435
Durrës 330
Berat 315
Elbasan 252
Vlorë 207
Lezhë 159
Korçë 89
Dibër 46
Kukës 45

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore