Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid/ “Rrezikojmë shpërthim e pasoja të paparashikueshme dhe vdekje nga... ”

Covid/ “Rrezikojmë shpërthim e pasoja të paparashikueshme

Eksperti i njohur Erion Dasho ka dhënë alarmin mbi mos marrjen e masave në kohë sa i përket testimeve në popullatë për Covid-19. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, mjeku Dasho kërkon kryerjen e minimumit të 2500 testimeve në ditë.

Ndërsa jep alarmin për se mos vendosja e protokolleve standard për trajtimin e të infektuarve, duke paralajmëruar një rrezik tjetër jo nga Covid. “Trajtim në kushtet e mjekësisë së familjes me protokolle të qarta dhe standarde monitorimi. Ndryshe rrezikojmë që, deri në maj, çdo shqiptar të ketë marrë të paktën 2-3 cikle antibiotikësh dhe antikoagulantësh, çka do të bëjë që më shumë njerëz të humbin jetën nga efektet anësore të mjekimit se nga vetë COVID!”, shkruan Dasho.

Postimi i plotë

Gjatë gjithë pandemisë i jam shmangur parashikimeve mbi valën, pikun, kurbën, sheshimin, etj. sidomos kur ato mund të ngjanin të zymta.

Por situata e sotme kërkon kujdes të veçantë! Në se nuk merren masa sot, tetori rrezikon të inkubojë COVID-in dhe nëntor-dhjetori rrezikon një shpërthim me pasoja të paparashikueshme!

Këto janë pritshmëritë në Europë dhe duhet të mbahen parasysh edhe për Shqipërinë!

Në këto kushte është domosdoshmëri:

1. Një kapacitet testues minimumi 2.500 teste në ditë. Testet në përdorim duhet të jenë ata që testojnë njëkohësisht për 10 agjentë viralë. Kjo do të mundësojë diagnozën diferenciale aq të dobishme kur ka mbivendosje patogjenësh.

2. Gjurmimi dhe raportim digjital i simptomave të virozave (pa bërë dallim COVID apo viroza të tjera) nga mjekët e familjes dhe nga vetë qytetarët. Kjo do të mundësojë identifikimin e hershëm të vatrave dhe do të orientojë testimin.

3. Trajtim në kushtet e mjekësisë së familjes me protokolle të qarta dhe standarde monitorimi. Ndryshe rrezikojmë që, deri në maj, çdo shqiptar të ketë marrë të paktën 2-3 cikle antibiotikësh dhe antikoagulantësh, çka do të bëjë që më shumë njerëz të humbin jetën nga efektet anësore të mjekimit se nga vetë COVID!

Nuk duhet humbur asnjë minutë më tepër! Papërgjegjshmëria sot mund të paguhet shumë shtrenjtë nesër!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore