Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid rikthehet në Pukë, bashkia merr vendimin e papritur

Covid rikthehet në Pukë, bashkia merr vendimin e papritur

Rikthimi i rasteve me Covid-19 në territorin e qytetit të Pukës ka detyruar bashkinë e këtij qyteti të mbyll institucionet e edukimit parashkollor.

“Për shkak të rikthimit të rasteve me ?COVID? në territorin e bashkisë Pukë, pas rekomandimeve të ekspertëve të shëndetësisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Pukë, kemi vendosur sot mbylljen e institucioneve të arsimit parashkollor, çerdhes " Nën Tereza" dhe kopshtit "Erjola Lluka" në qytetin e Pukës”, thuhet në një njoftimin e bashkisë së këtij qyteti.

Më tej theksohet se mbyllja bëhet për shkak të dezinfektimeve që do bëhen në këto institucione, ndërsa rihapja e këtyre institucioneve do të bëhet pas një njoftimi të dytë.

Një ditë më parë rezultuan të prekur dy shtetas në këtë qytet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore