Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid po prek në masë fëmijët / Një në tre fëmijë rezultojnë pozitivë

Covid po prek në masë fëmijët / Një në tre

Rritet numri i fëmijëve të prekur nga Covid. Një në tre fëmijë që shkojnë për vizitë tek mjeku pediatër me simptoma të ngjashme rezulton pozitiv.

Nuk ka dallim mosha pasi ndërmjet fëmijëve te prekur janë si ata që frekuentojnë çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Por fatmirësisht mjeket thonë se janë të pakta rastet kur referohen për në spital ndërkohë që temperatura u shkon edhe 40 gradë celsius.

Mjekët pediatër i bëjnë thirrje prindërve që të tregohen të përgjegjshëm e të mos i çojnë fëmijët në çerdhe, kopsht apo shkollë, kur shfaqin simptoma, pasi infektojnë fëmijët e tjerë.

Përveç Covidit, fëmijët janë prekur edhe nga virozat respiratore të cilat në këtë periudhë po qarkullojnë paralelisht me dy mutacione të Covid. / Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore