Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid po prek gratë shtatzëna / Rekomandimi i CDC në SHBA: Të vaksinohen urgjentisht

Covid po prek gratë shtatzëna / Rekomandimi i CDC në SHBA:

Rasti i 33-vjeçares shqiptare shtatzënë në muajin e katërt, që ndërroi jetë nga Covid pak ditë më parë nga Covid nuk është i pari. Në Europë dhe SHBA po jepet gjithnjë e më shumë alarmi se gratë shtatzëna janë tashmë kategoritë më të rrezikuara nga virusi, për shkak se kanë ngurruar të vaksinohen për shkak të dyshimeve që kanë mbi vaksinat, dyshime që përgjithësisht lindin nga lajmet e rreme.

Ky fenomen është vënë re edhe nga mjekët specialistë në shtetin e Idahos në SHBA. Këta të fundit kanë bërë thirrje urgjente për të githa gratë shtatzëna që të vaksinohen, nisur nga rastet e shtuara të infektimit dhe të fataliteteve në radhët e tyre.

Një grup mjekësh dolën në konferencë ditën e enjte duke deklaruar se rritja e rasteve të reja me Covid mes grave shtatzënë po çon në rritjen e komplikimeve të shtatzënisë, lindjeve të parakohshme dhe deri në fatalitete.

“Kemi pasur foshnje që i kemi humbur, nëna që kanë humbur jetën dhe kjo është shkatërruese. Po ju lutemi e përgjërohemi që të na besoni, besoni informacionin që po ju japim se vaksina janë të sigurta gjatë shtatzënisë. Ndaj vaksinohuni”, tha mjekja Lauren Miller.

Nga ana tjetër, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA rekomandoi urgjentisht që të gjitha gratë shtatzëna të vaksinohen, duke vlerësuar se sot ato janë kategoria më e rrezikuar.

Mjekët thonë se mes pjesa më e madhe e pacienteve shtatzëna janë në moshë të re, të shëndetshme dhe me një jetë aktive, pa probleme të tjera shëndetësore, që kanë “pasur fatin e keq që të infektohen”.

Sipas autoriteteve amerikane, 97 për qind e grave shtatzëna në SHBA janë të pavaksinuara.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore