Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid, përkeqësohet situata/ Shkak mosvaksinimi. Alimehmeti: Doza e tretë duhej dhënë tre muaj më pas

Covid, përkeqësohet situata/ Shkak mosvaksinimi. Alimehmeti: Doza e

Shqipëria vazhdon të ketë numër të lartë të humbjeve të jetëve për shkak të Covid 19, madje dhe mosha të reja.

Kjo sipas Ilir Alimehmetit se kemi ende mbulesë të ulët vaksinale. Me uljen e temperaturave ka një përkeqësim të situatës jo vetëm në numrin e rasteve të reja por edhe të shtruarve në spitalet Covid.

Ndërkohë vende si Britania apo Rusia kanë një përkeqësim por në situata të ndryshme.

Për Ilir Alimehmetin, doza e tretë e vaksinës në vendin tonë duhej të kishte nisur më herët pasi rekomandimet e OBSH sipas tij thonë se duhet aplikuar 3 muaj pas dozës së dytë.

Ndërkohë mjeku epidemiolog shikon me rëndësi vaksinimin e fëmijëve që kanë probleme të tjera shëndetësore por jo ata që janë të shëndetshëm pasi transmetueshmëria nga fëmijët është shumë e ulët.

Aplikimi i dozës së tretë të vaksinës në vendin tonë nis më 1 nëntor./Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore