Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid në Shqipëri: A ka diçka që mund të besojmë te shifrat?!

Për herë të parë që nga fillimi i epidemisë, dje u raportuan mbi 150 të shtruar, duke përmbushur edhe një tjetër prej kritereve të alertit që ministria dhe komiteti përcaktuan vetë në maj.

Paralelisht u raportuan edhe 40 raste të tjerë të cilët janë "shëruar" nga COVID por ende mbahen në spital.

Shto edhe rastet e dyshuara, pra persona tek të cilët kuadri klinik, laboratorik apo imazherik flet për COVID, por që testin e tamponit e kanë negativ. Të dhënat jo zyrtare, flasin se këta persona janë më të shumtë në numër se personat e konfirmuar me COVID në dy spitalet COVID 1 dhe 2.

Qytetarë të shumtë raportohet se janë duke u ndjekur në shtëpi, deri edhe me burime oksigjeni dhe procedura të avancuara mjekësore si CPAP.

Së fundi, vetëm në një bisedë njëorëshe dje, mësova të paktën pesë emra të rinj të cilët ishin trajtuar nga COVID në Turqi.

Ndërkohë çdo ditë dëgjojmë termin idiot të "personave që humbin betejën me COVID", reminishencë e muajve të karantinës kur COVID quhej armik dhe përpjekja për kontrollin e tij luftë.

Nuk raportohen personat që humbasin jetën nga grupi i pacientëve të dyshuar (që mendohet se janë të paktën aq sa ata që raportohen), personat që humbin jetën pasi dalin nga spitali dhe personat që vdesin në shtëpi.

Që në fillim të epidemisë i kam quajtur vdekjet si i vetmi informacion i besueshëm, i raportuar deri diku saktësisht, por në kushtet e reja të krijuara pas mesit të qershorit, unë kolegët dhe qytetarët kemi të drejtë të kërkojmë transparencë dhe të pyesim:

Sa të sëmurë nga Covid kemi në spitalet tona dhe sa të vdekur nga Covid ka në Shqipëri?! A ka mbetur në këtë vend një burim informacioni të cilit mund t'i besosh?!

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore