Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid në Itali dhe krahasimi me Shqipërinë, statistikat

Covid në Itali dhe krahasimi me Shqipërinë, statistikat

“Është e lehtë të gënjesh përmes statistikave, por shumë më e lehtë të gënjesh pa statistika!”
Cit.: Frederick Mosteller

Si gjithmonë e kemi zakon të shohim Italinë dhe të trembemi! E kemi bërë në mars dhe vazhdojmë ta bëjmë në tetor!Por cilat janë shifrat e Italisë të para pa asnjë emocion?

Publikimi i fundit zyrtar në Itali është kryer nga Istituto Superiore della Sanità dhe paraqet situatën dhe shifrat zyrtare në periudhën dyjavore 28 shtator – 11 tetor 2020. (linku i raportit në fund të postimit si gjithmonë).

Disa prej të dhënave janë paraqitur qartë përmes grafikëve, kurse disa të tjera janë në tekst dhe nuk janë vendosur në formë grafiku.

Nuk është rastësi apo harresë nga ISS, por sepse ato të dhëna japin rëndësinë e vërtetë të infeksionit që i intereson popullatës.

Për barazi informacioni, grafikët mungues i kam krijuar bazuar mbi tekstin e shkruar të raportit zyrtar.

Të dhënat kryesore:

Figura 3 tregon shpërndarjen e të infektuarve sipas grupmoshës:
47.1% janë 19-50 vjeç;
24.2% janë 51-70 vjeç;
17.3% janë 0-18 vjeç;
11.3% janë >70 vjeç.

Pra, moshat aktive janë ato që infektohen më shumë (65.3% janë 19-70 vjeç).

Tabela 1 tregon si janë zbuluar pacientët e infektuar:
31.6% përmes kontrolleve screening (testime masive);
30.6% përmes paraqitjes së simptomave;
30.5% përmes hetimit epidemiologjik;
 7.3% nuk dihet.

Covid në Itali dhe krahasimi me Shqipërinë, statistikat

Pra, mund të shihet qartë sa e nevojshme është të testohen personat me klinikë dhe testet masive.

Tabela 2 tregon kush po infektohet:
88.7% janë italianë autoktonë;
7.8% nuk dihet;
2.4 % janë raste të importuara nga jashtë shtetit;
1.1% janë lëvizje ndërmjet rajoneve italiane.

Covid në Itali dhe krahasimi me Shqipërinë, statistikat

? Pra, mbyllja e kufijve nuk ka pasur asnjë kuptim epidemiologjik duke qenë se shumica dërrmuese e rasteve janë pikërisht autoktone.
? Ky vendim italian ka pasur kryesisht arsyetim politik.

Covid në Itali dhe krahasimi me Shqipërinë, statistikat

TABELA 7 ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME dhe tregon VDEKSHMËRINË SIPAS MOSHAVE:
18-29 vjeç, 0 vdekje ndër 3.900 raste = vdekshmëria 0.0%;
30-39 vjeç, 2 vdekje ndër 6.009 raste = vdekshmëria 0.0% (shifër shumë e ulët prapa presjes dhjetore);
40-49 vjeç, 4 vdekje ndër 9.182 raste = vdekshmëria 0.0% (shifër shumë e ulët prapa presjes dhjetore);
50-59 vjeç, 23 vdekje ndër 10.600 raste = vdekshmëria 0.2%;
60-69 vjeç, 51 vdekje ndër 3.447 raste = vdekshmëria 1.5%;
70-79 vjeç, 15 vdekje ndër 170 raste = vdekshmëria 8.8%;
Moshë e paditur (potencialisht >80 vjeç), 14 vdekje ndër 91 raste = vdekshmëria 15.4%.

TOTALI: 109 VDEKJE NDËR 33.399 RASTE = VDEKSHMËRIA 0.3% 

Vëreni se moshat 0-18 vjeç nuk janë fare në tabelë, ndërsa vdekshmëria totale është vetëm 0.3% (gripi sezonal është rreth 0.15%).

Dy grafikët e fundit janë të bërë vetë, pasi ISS-ja “nuk e ka parë të arsyeshme” ta bëjë informacionin të dukshëm vizualisht, por e ka paraqitur vetëm me tekst:

Grafiku 1: Gjendja klinike
55.9% e të infektuarve nuk ka asnjë shenjë të vetme klinike
15.7% e të infektuarve ka shenja minimale;
22.1% e të infektuarve ka shenja të lehta;
6.6% e të infektuarve kanë shenja të rënda (potencialisht të shtruar në spital);
0.7% e të infektuarve kanë shenja kritike (potencialisht të shtruar në terapi intensive).

Pra, 92.7 e të infektuarve e kalojnë krejtësisht lehtë sëmundjen!

Covid në Itali dhe krahasimi me Shqipërinë, statistikat

Grafiku 2: Ku gjenden të infektuarit?
91.2% e të infektuarve po trajtohen në shtëpi;
7.63% e të infektuarve po trajtohen në spital në repart normal;
0.77% e të infektuarve (ose rreth 10% e shtrimeve totale) po trajtohen në spital në terapi intensive;
0.3% ndodhen në një anije karantinë (potencialisht emigrantë ose detarë).
0.1% ndodhen në spital ushtarak (potencialisht personel ushtarak).

Pra miqtë e mi, mesazhet kyçe janë:

VDEKSHMËRI (CFR) = 0.3%!
VDEKSHMËRI POTHUAJSE 0% DERI NË MOSHËN 50 VJEÇ
92.8% NUK KANË NEVOJË KLINIKE TË SHTROHEN NË SPITAL!

Covid në Itali dhe krahasimi me Shqipërinë, statistikat

Covid në Itali dhe krahasimi me Shqipërinë, statistikat

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore