Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid/ Mbyllja e shkollave dhe izolimi nuk e ulin numrin e vdekjeve, studimi: Ja masat më efektive

Covid/ Mbyllja e shkollave dhe izolimi nuk e ulin numrin e vdekjeve, studimi: Ja

“Mendimi në afat të shkurtër është armiku më i madh i qeverisjes së mirë!” shprehet Anthony Albanese. Të mendosh në afat të shkurtër është një grackë ku bie shumica, përfshirë qeverinë e Britanisë së Madhe.

Kjo ndodhi në mars, kur me modelin apokaliptik Ferguson et al., bota u përfshi në panik dhe shkoi drejt mbylljes totale ekstreme pa iu dridhur qerpiku dhe pa reflektuar aspak për strategjitë më të moderuara dhe mbi efektet afatmesme dhe afatgjata të pandemisë.

Por sërish kërkimi shkencor vjen në ndihmë! Ndërkohë që në mars kishim vetëm projeksione tashmë kemi edhe të dhëna, të cilat kur integrohen tregojnë vlerën e vërtetë të çdo modeli apo projeksioni.

Që në mars-prill, shtetet me shëndet publik elitar si Holanda, Danimarka, Norvegjia, Gjermania, Suedia, Anglia etj. e kuptua që masat ekstreme kishin diçka që nuk shkonte me masat ekstreme dhe vepruan në zbutje, kuptohet në intervale të ndryshme që nga liria pothuajse e plotë e Suedisë e deri te sjellja më e kujdesshme e Gjermanisë.

Vazhdimisht, së bashku me ekspertë të tjerë shqiptarë kemi informuar që efektet e vërteta të masave të çdo shteti do t’i shohim jo më parë se mars-prilli 2021, pasi rruga e plotë nuk mbarron në kilometrin e parë që arrijmë të shohim me sy të lirë.

Shkencëtarët të ndryshëm, kanë ofruar që në mars modelet dhe projeksionet e tyre në SAGE (Scientific Advisory Group for Emergencies) ose ndryshe Komiteti Teknik i Britanisë së Madhe, por nga frika e madhe, nuk u morrën parasysh dhe u vlerësua modeli apokaliptik i Ferguson.

Shkencëtarët e Universitetit të Edinburgut rikthehen sërish me të dhëna të validuara dhe të detajuara që konfirmojnë parashikimin e shumë ekspertëve të tjerë se:

Mbyllja e shkollave dhe e universiteteve do të çojë në afat-shkurtër në një kërkesë më të ulët për shtretër të terapisë intensive, por do të shkaktojë më shumë vdekje në afat-gjatë nga COVID-19.

Distancimi social vetëm i të moshuarve (>70 vjeç) është më efektiv në reduktimin e vdekjeve nga COVID-19 se sa distancimi social i të gjithë popullatës. (Bravo Kosovës që po vepron në këtë drejtim!)

Asnjë metodë tjetër mitigimi, përveç vaksinimit, nuk do të reduktojë dot shifrën e vdekjeve nga COVID-19.

E thënë në një fjali: “Ndërhyrjet e implementuara në mars dhanë rezultatin më të mirë të mundshëm në reduktimin e pikut të kërkesës për shtretër të terapisë intensive, por ishte gjithashtu e ditur se do të zgjatej koha e epidemisë, duke rezultuar në një numër më të madh vdekjesh nga COVID-19 në afat të gjatë, nëse nuk implementohet një program vaksinimi efektiv".

Në grafikë mund të shohim fare qartë se: Masat me efektin më të mirë janë (Tabela 3, Figura 1 dhe 2):
Izolimi i rasteve;
Karantina vullnetare në shtëpi për 14 ditë e familjarëve të rasteve pozitive;
Distancimi sociale i të moshuarve mbi 70 vjeç.

Covid/ Mbyllja e shkollave dhe izolimi nuk e ulin numrin e vdekjeve, studimi: Ja

Covid/ Mbyllja e shkollave dhe izolimi nuk e ulin numrin e vdekjeve, studimi: Ja

Covid/ Mbyllja e shkollave dhe izolimi nuk e ulin numrin e vdekjeve, studimi: Ja

Shtimi i masës së mbylljes së shkollave dhe universiteteve mbi masat e mësipërme E RRIT NUMRIN E VDEKJEVE.

Distancimi social i të gjithë popullatës UL NUMRIN E RASTEVE TË REJA, POR RRIT NUMRIN E VDEKJEVE.

Gjithashtu, studiuesit konfirmojnë se modelet e bazuara mbi gripin janë të gabuara dhe nuk duhen përdorur. Në fakt, në Britaninë e Madhe mbi 97% e vdekjeve ndodh te personat mbi 65 vjeç, në krahasim me 5% të vdekjeve në të këtë grupmoshë nga gripi spanjoll.

Modeli parashikon qartë valën e dytë, e cila fillon ngadalë por rritet nëse nuk reimplementohen ndërhyrjet sipas këshillave të mësipërme.

Autorët nënvizojnë se politika e Britanisë së Madhe është përqendruar mbi reduktimin e numrit total të rasteve, dhe jo mbi numrin e vdekjeve nga COVID-19.

Strategjitë që minimizojnë vdekjet “përfshijnë fokusimin mbi masat më të rrepta të distancimit social në shtëpitë e të moshuarve, ku njerëzit kanë më shumë gjasa të vdesin, se sa në shkolla, ku nuk ka gjasa të këtilla.”

Autorët demonstrojnë se, NË TË GJITHA SKENARËT E MITIGIMIT (masave pak më të rënda):  EPIDEMIA MBARON PAS INFEKTIMIT DHE IMUNITETIT TË GJERË TË POPULLATËS!
NUMRI PËRFUNDIMTAR I VDEKJEVE VARET KRYESISHT NGA MOSHA E TË INFEKTUARVE DHE JO NGA NUMRI TOTAL I RASTEVE!

Si rrjedhojë, ata dalin në përfundimi se mitigimi i epidemisë COVID-19 “kërkon një strategji të ndryshme nga epidemia e gripit, me fokusim më të veçantë mbi MBROJTJEN E PERSONAVE TË MOSHUAR DHE VULNERABËL.”

? Pra, mund të fitojmë kohë përmes izolimit të të moshuarve (kufiri i moshës vendoset sipas karakteristikave lokale) dhe mund të mbajmë gjallë jetën ekonomike dhe sociale përmes moskufizimit të pjesës tjetër të popullatës. (Për detaje: https://www.bmj.com/content/371/b)

Covid/ Mbyllja e shkollave dhe izolimi nuk e ulin numrin e vdekjeve, studimi: Ja

Covid/ Mbyllja e shkollave dhe izolimi nuk e ulin numrin e vdekjeve, studimi: Ja

Covid/ Mbyllja e shkollave dhe izolimi nuk e ulin numrin e vdekjeve, studimi: Ja

Covid/ Mbyllja e shkollave dhe izolimi nuk e ulin numrin e vdekjeve, studimi: Ja

Covid/ Mbyllja e shkollave dhe izolimi nuk e ulin numrin e vdekjeve, studimi: Ja

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore