Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

COVID mbyll Lombardinë e Milanon, Konsullata Shqiptare: Deri në 3 dhjetor mbyllur, hapur vetëm për...

COVID mbyll Lombardinë e Milanon, Konsullata Shqiptare: Deri në 3

Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano ka lajmëruar të gjithë qytetarët shqiptarë se do të jetë e mbyllur deri në datë 3 dhjetor pasi Milano dhe Lombardia janë mbyllur për shkak të rritjeve të shifrave të COVID-19.

Në njoftimin e Konsullatës Shqiptare në Milano thuhet se ajo të do funksionojë vetëm për rastet urgjente, ndërkohë shërbimet e tjera do të mundësohen me postë.

Njoftimi i plotë i Konsullatës Shqiptare në Milano

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, në zbatim të Dekretit të Kryeministrit Italian Giuseppe Conte i firmosur ne dt. 03.11.2020 i cili ka hyrë në fuqi sot në dt. 06.11.2020, komunikon se ndërpriten përkohësisht të gjitha shërbimet konsullore deri në datën 3 DHJETOR 2020.

Do të garantojmë shërbimin me postë si edhe vetëm rastet urgjente (si nulla osta vdekje).

Qytetarët që kanë  të fiksuar takim për pasaportë dhe kartë id, do të njoftohen nga ne me e-mail për datën e re të takimit, sapo situata të normalizohet dhe të fillojë sërish lëvizja e lirë nga një qytet në tjetrin si dhe hyrja në Lombardi rajon i konsideruar zonë e kuqe.

Kontrolloni vazhdimisht profilin tonë zyrtarë në Facebook dhe faqen tonë zyrtare në ëeb për njoftime të reja.

Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikmëri dhe rigorozitet të gjitha udhëzimet e Qeverisë Italiane me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit Covid-19. Faleminderit për mirëkuptimin!

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore