
Covid i merr jetën profesorit të njohur të mjekësisë në Kosovë
Oda e Mjekëve të Kosovës ka konfirmuar se mjeku Zenel Kabashi, i cili u nda sot nga jeta, ishte i infektuar me koronavirus.
Vdekjen e doktor Kabashit OMK e ka cilësuar si humbje të madhe për shëndetësinë e Kosovës.
"Angazhimi i tij në shëndetësinë kosovare do të jetë si udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme të mjekëve si dhe komunitetit të mjekëve në përgjithësi. Vdekja e tij është një humbje e madhe për shëndetësinë tonë dhe në emër të anëtarësisë së saj,OMK i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të mjekëve!", thuhet në njoftim
Reagimi i plotë
Ndërron jetë Prof. Dr. Zenel Kabashi
Sot më datë 25 nëntor 2020 është ndarë nga jeta anëtari i OMK-së, Prof Dr Zenel Kabashi si pasojë e infektimit nga virusi Covid-19. I ndjeri Prof. Kabashi ka kontribuar në ngritjen e kapaciteteve në fushën e mjekësisë, sidomos në lëminë e mjekësisë interne dhe gastroenterologjisë, meqë ai ishte edhe Profesor pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.
Angazhimi i tij në shëndetësinë kosovare do të jetë si udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme të mjekëve si dhe komunitetit të mjekëve në përgjithësi.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për shëndetësinë tonë dhe në emër të anëtarësisë së saj,OMK i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të mjekëve!

Studimi për vaksinën, mjeku i njohur jep lajmin e mirë
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Vogëlushja e prekur me Covid,por mjekët zbulojnë sëmundjen e rrallë të gjakut

“Mos bëni shpesh skaner për Covid-19, rrezikoni për leucemi”, Skënder Brataj publikon studimin dhe i bën apel mjekëve

Lufta për vaksinën anti Covid-19, ekspertët po punojnë për një alternativë të re
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
