
Covid/ Eksperti Dasho jep alarmin: Nëntori ka hyrë frikshëm, mesatarja e ditore e vdekjeve kaloi 60%
Eksperti i njohur Erion Dasho jep alarmin sa i përket situatës së Covid në Shqipëri dhe shfirave që po dalin gjatë muaji, kur po i afrohemi 10-ditëshit.
Dasho me anë të një statusi në rrjetet sociale jep alarmin se mesatarja ditore e të prekurve nga koronavirusi është mbi 400, ndërsa shqetësuesve janë vdekjet e regjistruara.
“Nëntori ka hyrë i frikshëm! Me një numër mesatar rastesh mbi 400 në ditë (416 për saktësi) nëntori ka shkaktuar mbushjen e shpejtë të shtretërve spitalorë. Mesatarja ditore e vdekjeve të raportuara ka arritur 6.3 ose 60% më tepër se mesatarja e tetorit. Në se tendenca vazhdon e papenguar, për pak ditë rrezikohet kolapsi i plotë i sistemit! A po mendon dikush të veprojë?! A kemi shtet?!”, shprehet Dasho.
Statusi i plotë
Jeta në Shqipëri vazhdon sikur asgjë të mos jetë duke ndodhur. Deklaratat zyrtare se “gjithçka është nën kontroll” krijojnë një siguri të rreme e cila i hedh edhe më tepër benzinë zjarrit të epidemisë pasi “në se gjithçka është në kontroll, pse duhet të kujdesen qytetarët??!!”
Ministrja e shëndetësisë publikon statuse me gjyshë që fitojnë shikimin në sajë të një lenteje që blihet ca dhjetëra euro dhe harron gjyshët e tjerë për të cilët familjarët po shpenzojnë mijëra euro për ilaçe dhe oksigjen.
Ndërkohë muaji nëntor ka hyrë i frikshëm! Me një numër mesatar rastesh mbi 400 në ditë (416 për saktësi) nëntori ka shkaktuar mbushjen e shpejtë të shtretërve spitalorë. Mesatarja ditore e vdekjeve të raportuara ka arritur 6.3 ose 60% më tepër se mesatarja e tetorit.
Në se tendenca vazhdon e papenguar, për pak ditë rrezikohet kolapsi i plotë i sistemit! A po mendon dikush të veprojë?! A kemi shtet?!




Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >


Gonxhe: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në muajin shkurt
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Sa vlen vaksina? Studimi britanik: Antitrupat bien shumë shpejt, edhe pse e keni kaluar Covid

Grafiku/ Mësues dhe nxënës të infektuar që nga nisja e fillimit shkollor

Inteligjenca Artificiale zgjidh problemin 50-vjeçar të shkencës që mund të ndryshojë botën
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
