
COVID do të largohet së shpejti? Mjeku bën thirrjen: Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm
Mjeku pneumolog Adrian Jorgji, deklaroi se është ende e largët dita kur mund të themi se COVID do të zhduket, ndërsa theksoi rëndësinë se duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm.
I ftuar në ‘News24’, Jorgji tha se edhe nëse ke kaluar covid kohët e fundit, nuk do të thotë se nuk mund të prekesh nga format e reja.
"Temperaturat e larta, dielli, shpresoj që do të ndikojnë për mirë, pasi nuk do të jemi më në ambiente të mbyllura. Ku shpesh herë nuk ruhen njerëzit apo dhe veprimet më elementare.
Kjo besoj do të ta ulë ritmin e infektimeve. Duhet të përgatitemi për dimrin e ardhshëm. Është shpejt për të thënë se covid do të largohet. Format e reja janë shqetsuee. Imuniteti i madh i popullatës është akoma larg, Jo vetëm tek ne, por në tërë botën. Sa i përket atyre teorive për ‘imunitetin e tufës’ deri tani nuk janë optimiste shenjat.
Për fat të keq, COVID i ka kaluar caqet e sëmundjes. Është edhe ekonomi, edhe pushtet, edhe politikë. Kur të vijë një vaksinë, s’pretendoj ideale, por si në rastin e gripit. Bëhet fjalë për 3-4 dekada vaksinash," tha Jorgji.


Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime
Historia e plotë >
“Vajzat që marrin kontraceptivë rrezikojnë trombozë nga AstraZeneca"
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan
Historia e plotë >
“Sherr” në Kosovë/ Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit në Shqip...
Historia e plotë >
Çunat e Londrës të bëhen gati! Aeroporti i Kukësit së shpejti nis fluturimet, çmime konkurruese (Pamjet)

Parashikimi i motit/ Java nis me diell, por nga nesër priten ndryshime

“Vajzat që marrin kontraceptivë rrezikojnë trombozë nga AstraZeneca"
Zgjedhje 2021




