Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid/ Cilët liderë botëror ishin më të balancuar dhe të "urryer"

Covid/ Cilët liderë botëror ishin më të balancuar dhe

“Të gjithë ne që përdorim profesionalisht masë-mediat jemi formues të shoqërisë. Ne mund ta vulgarizojmë atë shoqëri. Ne mund ta brutalizojmë atë. Ose mund të ndihmojë ta ngrejmë në një nivel më të lartë.” Cit.: William Bernbach (1911-1982)

Media është një armë miqtë e mi, në veçanti është një shpatë … me dy tehe! Nëse përdoret në mënyrën e duhur është një ndihmë e padiskutueshme dhe me shumë vlerë, por, kur përdoret jashtë nevojës dhe vizionit të të mirës publike, ajo mund të arrijë të shkaktojë edhe katastrofa sociale.
Është nën sytë e gjithkujt fakti që mediat e kanë mbuluar gjerësisht pandeminë e COVID-19, madje ndoshta edhe e kanë tepruar gjerësisht.

Kujtoj që një nga këshillat zyrtare të OBSH-së për menaxhimin e shëndetit mendor ishte:
Mos ndiqni vazhdimisht lajme mbi COVID-19! Por si çdo pjesë tjetër e jetës edhe media është subjekt i kërkimit shkencor.

Një grup elitar studiuesish nga Universitete madhore të Danimarkës, Britanisë së Madhe dhe të Polonisë u vunë së bashku dhe publikuan të dhënat e gjetjeve të tyre mbi mbulimin e lajmeve të COVID-19.
Në periudhën Janar-Tetor 2020, ata studiuan:
172 burime kryesore të mediave online, ku gjeten
26.077.939 artikuj mbi COVID-19.
Pra, janë botuar mesatarisht plot 85.783 ARTIKUJ NË DITË MBI COVID-19!

Me rëndësi janë gjetjet kyçe se:
25% TË TITUJVE KRYESORË TË FAQES SË PARË JANË ARTIKUJ MBI COVID-19
dhe: 16% E ARTIKUJVE TOTALË MBI COVID-19 KLASIFIKOHEN SI TEJET TË POLARIZUARA NEGATIVISHT

ÇDO DITË, mbi COVID-19 mesatarisht janë botuar:
Britani e Madhe: 16.374 artikuj në ditë
SHBA: 14.435 artikuj në ditë
Rusi: 11.015 artikuj në ditë
Spanjë: 10.272 artikuj në ditë
Gjermani: 7.725 artikuj në ditë
Francë: 6.420 artikuj në ditë
Itali: 5.021 artikuj në ditë
… e me rradhë…

Dhe ky bombardim me artikuj është vetëm nga MEDIAT KRYESORE ONLINE të marra në studim.
Po të përfshihen të gjitha mediat si televizionet, radiot, mediat sociale, portalet dhe gazetat ky numër kuptohet që rritet eksponencialisht.

Fjalët negative në tituj në media ishin shpesh herë të pranishme duke përfshirë bombardimin me fjalët vdekje, krizë, frikë, izolim, lockdown, etj.

Tjetër gjetje është se negativiteti ka qenë vazhdimisht i shprehur nga mediat në artikuj por ne shperndarje jo koherente sipas subjektit: Kanceri: vetëm 9.548 artikuj me 100% negativitet
COVID-19: 589.701 artikuj me 81.3% negativitet

Pra, negativiteti i shprehur në artikuj të COVID-19 është 50.2 fish më i lartë se sa për kancerin.
Më pas interesant është fakti i artikujve që përmendin liderët politikë:

Merkel: më e balancuara, me negativitet 51.8% në “vetëm” 2.011 artikuj (1.042 artikuj negativë).

Putin: negativitet 62.5% në 5.179 artikuj (3.237 artikuj negativë)

Biden: negativitet “vetëm” 16.6% por në 38.949 artikuj (6.465 artikuj negativë)

Johnson: negativitet 36.6% në 22.613 artikuj (8.276 artikuj negativë)

Trump: negativitet 73.6% në 157.702 artikuj (116.068 artikuj negativë)

Si përfundim miqtë e mi: Qëllimi i komunikimit të shëndetit publik ishte të përforconte mesazhin e ruajtjes së distancimit fizik dhe të maksimalizonte efektin e çdo politike qeveritare.
Por, të dhënat tregojnë se mbingarkesa me informacion mbi COVID-19 mund të ketë dëmtuar komunikimin efektiv.
Pra, miqtë e mi, në vitin 2021: Ndërroni kanal dhe evitoni lajmet mbi COVID-19.
Tashmë dini çdo gjë të mundshme.
Për përditësimet më pak frekuente tashmë mjafton të përditësoheni një herë në javë nga burime zyrtare. Ruani shëndetin tuaj mendor se ai ju shoqëron të tërë jetën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore