
Covid alarmon Maqedoninë, infermierët kërcënojnë me dorëheqje masive
Maqedonia është një nga vendet ku pandemia e Covid-19 ka goditur më shumë dhe shkaktuar probleme në rajon.
Përveç shifrave të larta të të infektuarve, në Maqedoni ka edhe një numër të madh të personave të shtruar në sistemin shëndetësor çka ka çuar në rrezikun e hyrjes në kolaps.
Infermierët e vendit kanë paralajmëruar dorëheqje masive si pasojë e mbingarkesës në punë.
Siç bën të ditur televizioni publik MTV, Gordana Beshliovska, kryetare e Shoqatës së Infermiereve, bën të ditur se infermierët do të largohen masivisht dhe që tani kanë nisur provimet për të shkuar në Gjermani.
Ndërkaq, Maqedonia është vendi i parë që hap shkollat gati dy javë me vonesë se vendet e tjera për shkak të Covid.
Qeveria e Maqedonisë ka vendosur që të hapë sot shkollat në vend, duke përdorur një mënyrë të ndryshme siç ndodh rëndom, jo hapje në fillim jave por afër fundjavës, që të shikohet nëse në dy ditët e para të mos ketë një rritje të numrave të të infektuarve.
Ndërkaq, siç bëjnë të ditur burime nga BDI e Ali Ahmetit, ministrat e kësaj partie kanë kërkuar në qeveri që të hiqen kërkesa për teste anticovid për qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës që udhëtojnë në këtë vend. Edhe Zaev ka qenë dakord, por dy ministra të LSDM-së e kanë kundërshtuar me faktin se nuk lejonte Task-Forca për Covid.
Ditën e djeshme, Maqedonia ka pasur 194 raste të të infektuarve, 2 humbje jete dhe 345 pacientë të shtruar, prej të cilëve 38 janë në terapi intensive dhe 5 të intubuar.@GazetaShqip

Studimi për vaksinën, mjeku i njohur jep lajmin e mirë
Historia e plotë >







Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Studimi italian: 1 në 5 të shëruar, sërish pozitiv me Covid-19, por vetëm ...

Sa rrezik kemi të infektohemi me koronavirus në ambiente të hapura

Udhëtimi drejt BE/ Mbërrin dokumenti në Shqipëri, ETIAS, sistemi që do “përplasë” shqiptarët në aeroporte
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
