
Covid-19/ Testimi për antitrupat, Intermedica i vetmi laborator që e ofron me metoda nga dy kompani të ndryshme
Laboratori Intermedica nis testimin për Antitrupat Anti SARS Cov-2 Totale (IgG+IgM). Këto analiza shërbejnë për të ditur nëse qytetarët e kanë kaluar, ose jo Covid-19.
Metoda e përdorur nga Intermedica është ECLIA dhe testimi kryhet me analizatorë automatik të Kompanisë Roche. Analiza i ka të përfshira të dyja fraksionet IgM dhe IgG.
Çmimi i analizës kushton 4000 lek për të dyja fraksionet. Për të gjitha rastet pozitive ose te dyshimta Laboratori Intermedica kryen konfirmimn e tyre, duke analizuar antitrupat me një metode të dytë dhe kompani të dytë, me metodën ELISA, me analizator të Kompanisë Euroimmun.
Ky analizim konfirmon pozitivitetin direkt te IgG ose indirekt te IgM. Konfirmimi bëhet pa asnjë kosto shtesë. Pra, çmimi ngelet 4000 lek.
Laboratori Intermedica është i vetmi laborator në Shqipëri,që kryen konfirmimin e rezultatit me dy metoda të ndryshme dhe me dy kompani të ndryshme. Vlen te theksohet se Metoda ELISA dhe konkretisht e kompanisë EUROIMMUN, për analizimin e antitrupave AntiSARS CoV-2 eshte quajtur “Golden Standard” dhe shpesh rezultatet e kompanisë Euroimmun shërbejnë dhe si rezultate krahasuese referente nga kompani te tjera për të marrë certifikatën nga FDA Amerikane.
Kush duhet ta kryejë testin serologjik
Ndryshe nga tamponi që ka disa kritere të caktuara, testi serologjik mund të kryhet nga një spektër më i gjerë i popullatës, pasi është matja në serumin e gjakut të nivelit të antitrupave.
Së pari janë personat që dyshojnë se e kanë kaluar sëmundjen e Covid-19 të cilët sugjerohet ta kryejnë këtë test.
Së dyti janë një kategori që kanë pasur një risk më të lartë për t’u prekur nga kjo sëmundje për shkak dhe të llojit të aktivitetit që angazhohen çdo ditë si për shembull: mjekët, personeli mjekësor, punonjësit e transportit publik, punonjësit e rendit, mësuesit dhe pedagogët, punonjësit e shërbimeve, pavarësisht nëse janë simptomatikë.



Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >


Gonxhe: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në muajin shkurt
Historia e plotë >


Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Pesë persona humbin jetën nga COVID, mes tyre edhe një 48-vjeçar, ja numri i rasteve të reja

Covid/ Mbyllja e shkollave dhe izolimi nuk e ulin numrin e vdekjeve, studimi: Ja masat më efektive

Nga reagimi ndaj vaksinës tek simptomat/ Çfarë dihet për variantin e ri të koronavirusit?
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
