Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Covid -19/ Testimet serologjike drejt laboratorëve privatë, Llajo: Jemi gati!

Covid -19/ Testimet serologjike drejt laboratorëve privatë, Llajo:

Ndërsa numri i personave asimptomatike me Covid-19 tregon një kurbë në rritje, ekziston gjithnjë meraku ndërmjet njerëzve për të kuptuar nëse e kanë kaluar këtë sëmundje dhe janë imunizuar prej saj.

Për këtë ekzistojnë testet serologjike dhe ekziston domosdoshmërish nevoja e shtimit të këtyre testeve serologjike, të cilat mund të mundësohen edhe nga laboratorët privatë të akredituar.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të licencuar laboratorët privatë, për të kryer testimet serologjike në vendin e tyre. E lind pyetja se pse qeveria jonë po e mban këtë monopol shtetëror?

Rreth kësaj ka folur doktori Vasil Llajo, pronar i rrjetit Indermedica në Kosovë dhe Shqipëri për emisionin “Hipokrati”.

A jemi ne gati për të filluar testimet serologjike në laboratorët privatë?

Strukturat private kanë qenë me kohë të gatshme për të kryer testime serologjike si dhe testime me PCR në lidhje me Covid-19. Testimet serologjike janë një procedurë e zakonshme dhe rutinë, kështu që nuk ka asnjë gjë të re për të shtuar.

Pse mendon se nuk po e hedh qeveria shqiptare hapin drejt testimeve serologjike pikërisht në laboratorët privatë?

Përvoja e vendeve evropiane është që testimi me PCR ose me serologjike ka nisur paralel me sektorin publik dhe sektorin privat. Mirëpo në Shqipëri ka qenë një orientim i Komitetit Teknik, të cilin ne e kemi respektuar për të mos bërë tamponët ose ajo që quhet metoda me PCR tek sektori privat.

Mendoj që koha tashmë është që të hapet numri i testimeve në popullatë, se nuk është vetëm diagnostikimi në rastet e simptomatikëve, nuk është vetëm gjurmimi i rasteve por është edhe lëvizja e lirë e njerëzve të cilët do të kërkojnë certifikatat e nevojshme, rezultatet e nevojshme për të lëvizur jashtë shtetit.

E mendoj se është koha që qeveria t’i hapë. Ky komitet teknik do të japë orientime të tilla se sektori publik dhe sektori privat janë nga një anë e luftë kundër koronavirusit.

Si mendoni ju, ku bazohet ky vendim i qeverisë për të mos i hapur, të paktën deri tani?

Arsyet se pse qeveria nuk e ka marrë vendimin akoma, mendoj se bazohet tek disa orientime që Organizata Botërore e Shëndetësisë i kalon nëpërmjet Komitetit Teknik, në politikat e shëndetit në vendet e prekura nga koronavirusi.

Shpjegim politik unë nuk mund t’i jap, ndërsa shpjegim teknik them se është koha për t’u bërë testimet e Covid-19 në sektorin privat.

Cilat janë ato kushte që duhet të plotësoni ju si laborator privat, nëpërmjet udhëzimeve të OBSH-së për të kryer këto teste?

OBSH-ja ka dhënë disa udhëzime. Këto udhëzime përcillen përmes Institutit të Shëndetit Publik në vendet respektive. Dhe në vendin tonë organi kompetent për këtë është Instituti i Shëndetit Publik. Orientimi bazë është se duhet të jetë të akredituara, që të jenë të afta të kryejnë këto testime.

Gjë që ju e mundësoni në laboratorin tuaj Intermedica?

Intemedica është një nga laboratorët që i ka kushtet. Përveç kushteve të akredituara duhet të kesh edhe kapacitet të mjaftueshëm teknik, kapacitet me mjekët dhe personelin shëndetësor për të kryer këto testime. Laboratori jonë i ka të gjitha kapacitetet, edhe teknike.

A janë gati laboratorët shqiptarë për të përballuar një fluks të lartë ekzaminimesh ditore të këtyre testeve?

Unë nuk mund të flas për kapacitetin e laboratorëve të tjerë, por në lidhje me mundësitë dhe kapacitetet tona di të them që ne mund të bëjmë teste, të përballojmë fluksin edhe të mbi 1000 teste në ditë.

Kapacitetet tona janë të tilla që, laboratori punon 16 orë, mund të punojmë edhe 24 orë po të jetë e nevojshme. Dhe neve sapo të na licencohet laboratori nga Institucioni i Shëndetit Publik, ne mund të nisim që të nesërmen kryerjen e testeve. Strukturat tona janë gati për arsye se ne bëjmë PCR për viruset e tjera. Pra nuk kemi për të shtuar asgjë tjetër, përveçse një kit për koronavirusin.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore