
Covid-19, personat e parë që duhet të vaksinohen
Pfizer njoftoi dje se vaksina e tij për koronavirusin është 90% efikase, gjë që ka rritur optimizmin në komunitetin mjekësor.
Gjithsesi, edhe kur të jetë e disponueshme, kjo vaksinë nuk do të jetë në sasinë e nevojshme për të gjithë popullsinë e botës. Për t’u vaksinuar të gjithë duhet të kalojnë muaj të tërë.
Eric Toner, personi përgjegjës për shpërndarjen e vaksinave, i Universitetit “Johns Hopkins”, thotë: “Nuk kemi nevojë për një vaksinë perfekte. Për të arritur imunitetin mjafton një vaksinë e mirë”.
Në vitin 2009, gripi H1N1, ose siç njihet ndryshe gripi i derrit, na ka dhënë eksperiencën e mjaftueshme sa i përket strategjisë së shpërndarjes së vaksinës. Në atë rast, duke qenë se virusi prekte më shumë të rinjtë, u rekomandua që të vaksinoheshin fillimisht personat nga 6 muajsh deri në 24 vjeç, si dhe grupet e tjera të rrezikuara.
Duke u nisur nga kjo eksperiencë, Universiteti John Hopkins jep këshillat e tij mbi shpërndarjen e vaksinës së Covid-19, kur ajo të jetë gati. Në një dokument prej 46 faqesh, shkruhet se vaksinimi duhet bërë në dy nivele.
Niveli 1: prioriteti absolut
Pjesëtarë të ekipeve që përballen të parët me pandeminë: staf mjekësor
Grupet dhe individët e shërbimeve shoqërore thelbësore: transport publik, prodhim dhe shpërndarje ushqimesh dhe arsimtarët.
Personat më të rrezikuar, femrat shtatzënë dhe stafi i qendrave sociale.
Niveli 2: në varësi të disponueshmërisë së vaksinës
Farmacistët dhe mjekët që kurojnë persona që nuk janë me koronavirus
Personat që kanë vështirësi në aksesin e shërbimeve në rast se sëmuren: banorët e zonave të thella dhe të largëta, me infrastruktura shëndetësore të pazhvilluara.
Pjesëtarë të tjerë të shërbimeve shoqërore bazike: media komunikimi, policia, zjarrfikësit./A2cnn




Lajmi i mirë, Pfizer do të furnizojë me vaksina programin COVAX
Historia e plotë >


Gonxhe: Shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve hapet në muajin shkurt
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Baba Taku” afrohet në bastionin e Metës: Nderohet si “Qytetar Nderi i S...
Historia e plotë >
Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Të fiksuar pas “Benz”-it/ Zbulohet raporti për makinat që përdorin shqiptarët

Mbi 1 milionë të vdekur nga Covid dhe 38 milionë të infektuar

Vëmendja te Covid-19, sistemi publik shëndetësor po braktis të sëmurët e tjerë?
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
